spot_imgspot_img
spot_img

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e Shenjtë për Shqiptarët”, ka acaruar strukturat e larta në Serbi përfshirë dhe vetë Vuçiçin.

 

Ish-ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, përmes një shkrimi në profilin e tij në “X” ka sulmuar një ditë më parë raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, pasi kjo e fundit ka deklaruar se asnjë shteti tjetër nuk i janë kërkuar që të përmbush kritere sa po i kërkohet Kosovës për në Këshill Evropian.

Gjithçka që ka të bëjë me Kosovën po nxit reagime të ashpra të Beogradit më shumë sesa kurrë më parë. Qofshin dhe simbolike aktivitetet e shqiptarëve, sidomos ato për identitetin e shqiptarëve po acarojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Një sinjal i tillë vije edhe për  ngjarjen më madhështore për të nderuar figurën e Skënderbeut, e cila është paraparë të mbahet më 6 Maj në Prishtinë.

Organizata  “Shqiptaria” e cila organizon ngjarje që kanë të bëjë me ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë po e organizon këtë ngjarje me mesazhin e nderimit të Skënderbeut “një burrë i cili bashkoi shqiptarët nën flamurin e lirisë dhe lavdisë”.

“Në këtë ditë, marrim frymëzim nga veprat dhe jeta e Skënderbeut, një simbol i rezistencës dhe dinjitetit për të gjithë shqiptarët, pavarësisht feve dhe krahinave. Në këtë festë, nxisim ndjenjën e unitetit dhe respektit ndaj trashëgimisë sonë të përbashkët historike”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

“Në këtë ditë të veçantë ne Organizata “Shqiptaria” ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë festë të bukur të identitetit dhe bashkimit kombëtar. Të gjithë bashkë, ne vazhdojmë rrugën e lavdishme të Skënderbeut, duke ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të bashkuar për brezat e ardhshëm”, theksohet në mesazh.

Në ftesën që është shpërndarë nga kjo organizatë u bëhet thirrje gjithë shqiptareve që të mblidhen në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në ora 13:00, më 6 maj.

Kjo ditë që organizatorët e kanë emërtuar si një ditë të Shenjtë për Shqiptarët – Festimi i Ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, pritet të përdoret nga Vuçiç  në OKB, ashtu siç rëndom e shohim atë duke shfrytëzuar çdo rast për ta sulmuar Kosovën.

Burime të Pamfletit bëjnë të ditur se përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë gjatë një takimi janë shprehur se kjo ngjarje do të jetë sulmi i radhës nga ana e Vuçiçit në adresë të Kosovës. Sipas tyre ata sinjalizohen nga zyrtarët shtetëror të Serbisë për këto reagime, pasi u bëhet presion se nuk po bëjnë mjaftueshëm për tu bërë viktima të tentimeve të shqiptareve për “Shqipërinë e Madhe”. Prandaj, ata kanë deklaruar se më 6 maj ky manifestim i ditëlindjes së heroit Kastriotit në sheshin e Prishtinës do t’i përdoret Kosovës nga Beogradi në takimet e radhës ndërkombëtare.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...