Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e medias është pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike.
KMShK shpreh shqetësimin për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë, gjegjësisht regresin që ka shënuar Kosova nëIndeksin e Reporterëve Pa Kufij, duke rënë për 19 vende – ngapozita 56 në 75.
KMShK bën thirrje që mediat dhe gazetarët të mos pengohengjatë punës së tyre. Sulmet politike ndaj mediave dhegazetarëve, si dhe fushatat linçuese ndaj tyre janë kërcënimserioz për një gazetari të pavarur dhe profesionale, si dhe përintegritetin dhe jetën e gazetarëve.
KMShK i vlerëson të dëmshme dhe të papranueshme përpjekjete autoriteteve për kontroll mbi mediat dhe cenimin e fjalës sëlirë.