Milaim Zeka thotë së “Lidhja e Luizit dhe Kiarës ishte për lojë”

0
205

Gazetari Milaim Zeka, njihet për komentet e tij në rrjet, sidomos përsa i përket personazheve VIP.

 

– Ditën e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera foli edhe për romancën e Luizit me Kiarën.

 

Milaimi i bindur u shpreh se lidhja e fituesit të “Big Brother Vip” me moderatoren është vetëm për lojë, pasi sipas tij çdo gjë ka nisur shumë shpejt “brenda një burgu siç është BBV”.

Ai theksoi duke thënë se të njëjtin mendim ka pasur edhe për lidhjen e dy ish-konkurentëve të “BBV 1” Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, të cilët u ndanë sapo dolën nga ky reality show.

Pjesë nga biseda:

Moderatorja: Të kemi parë goxha në sulm në lidhje me Luizin. Ke thenë që nuk të ka pëlqyer si personazh.

Milaim Zeka: Ka qenë në fillim unë e kam kritikuar sepse u hap llafi që ai ka gënjyer për punën e sëmundjes. Kam qenë dhe jam prap i bindur që lidhja e tij me Kiarën ka qenë dhe është lojë.

Moderatorja: E mendon përsëri?

Milaim Zeka: Si kam menduar për Beatrix që kam thënë se nuk ka dashuri mes saj dhe Donaldit, përsëri mua mu ka përforuar mendimi. Një njeri pa hezituar dhe pa menduar mirë nuk ndëron mbiemrin e vet. Martesat e shpejta ose lidhja e tyre në kushte shumë të jashtëzakoshme siç është Big Brother ka qenë lidhja brenda një burgu një aty kam dyshuar dhe prapë vazhdoj të dyshoj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here