Rasti “Medicus”, lirohet nga aktakuza urologu i njohur Lutfi Dervishi

0
327

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues për urologun e njohur kosovar, Lutfi Dervishi dhe djalin e tij, Arban Dervishi.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe avokati i Dervishit, Besnik Berisha, i cili tha se u provua që Kosova nuk ishte vend ku kishte trafikim me njerëz.

Drejtësia triumfoi. U provua që Kosova nuk ishte vend ku kishte trafikim me njerëz dhe në veçanti u provua se urologu Dervishi dhe Klinika ‘Medicus’ nuk kryen asnjëherë krim”, tha Berisha.

Kujtojmë se urologu Dervishi, pronar i Klinikës ‘Medicus’ akuzohej për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur doktor Dervishin fajtor dhe e kishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burim si dhe me 8 mijë euro gjobë.

Por pas aprovimit të ankesës së avokatit Berisha, nga shkalla e dytë ishte anuluar aktgjykimi i Themelores dhe çështja penale ishte kthyer në rigjykim.

Lidhur me këtë gazetari i njohur Milaim Zeka i cili i ka provuar me lekuren e tij proceset e montura në profilin e tij facebook, thotë “ Nga njerezit me te mire te ketije vendi. Mjek me renome botërore. I arrestuar, i maltretuar për pazare të nderkombetarëve dhe vendoreve . Hijena te politikës! Drejtesia vonon, por triumfon, ama, edhe jetën ta shkaterron. Mos harroni: Hakmarrja i takon vetem Zotit. Urime Prof!” shkruan Milakm Zeka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here