Nga Kimete Berisha
– Si domatet që duken të freskëta por që për 1 orë qelben;
– si pulat që i stimulojnë me hormone për të bërë vezë jonatyrshëm, sa më shumë…
– si mollët e vjetra të lyera me dyll…
Albin Kurti, u rritë këto ditë.
– U rritë nga hormoni i testosteronit që stimulon agresivitetin, dhunën;
u rritë nga stupci, nga gjaku, nga plagosja, nga eshtrat e thyer,
nga kidnapimi, nga uzurpimi, nga forca…
– Pra, nuk u rritë nga ndonjë punë e mirë dhe e mbarë, nga paqja e nga qetēsia.
U rritë nga shamjet, nga ofendimet, nga përqeshja dhe përndjekja e perendimit.
– U rritë duke e zbuluar fajtorin e trishtimit të shqiptarëve, që sipas Albin Kurtit është KFOR-i.
– NATO po bombardohet nga Albin Kurti, në Veri!
– I viktimizoi policët e varfër, të leckosur e të mërzitur që Albin Kurti ua zvogëloi rrogat;
– i viktimizoi gazetarët, nuk u tregoi gazetarëve se populli në Veri janë të armatosur,
– e viktimizoi KFOR-in (duke e joshur të hyjë në luftën e Albin Kurtit.
E, pasi KFOR-i nuk e pranoi komandën e Albin Kurtit për të nis luftën – ky i shpalli armiq)….
– dhe shkoi te nanat e policëve të rrëmbyer e i përdori lotët e tyre për ta ujitur me ta ‘pjellën’ e tij anti-perendimore.
– Shumë shqiptarë u gëzuan që kanë një kryeministër që s’e bën hesap Amerikën. As NATO-n, as BE-në!
– E rritën.
Por është rritje artificiale.
Anipse është rritje e lindur nga nevoja për hakmarrje dhe urrejtje, kjo rritje Albin Kurtit po i kryen punë.
– Opozita nuk e bën dallimin.
Duke dashur të mos zvogëlohen edhe më shumë, opozita e kanë zbutur gjuhën ndaj Albin Kurtit.
Dhe pikërisht zbutja i bën petë edhe më shumë.
– Vet nuk dinë të rriten, dhe për këtë Albin Kurti nuk u ka faj.
– Në momentin kur popullata u thonë mbledhësve të sondazheve se e mbështesin Albin Kurtin për pushtimin e botërave dhe nënshtrimin e Amerikës, ata janë duke ikur nga Kosova për në perendim.
– Albin Kurti po rritet nga zemërimi
i popullit që po largohet nga Kosova.
Nga helmi dhe nevoja e vjetër për hakmarrje ndaj Serbisë.
Kjo është rritë e deformuar, rritë e helmuar.
– Në qeverisjen e Albin Kurtit kanë ikur nga Kosova 120 mijë shqiptarë.
Kaq e mirë u bë Kosova.
U mbyllën mijëra biznese, u varfërua populli…me nihilizëm e nënçim, u shkatërrua çdo arritje e Kosovës.
– Opozita nuk duhet të pyes pse po rritet Albin Kurt!
Pyet: pse s’po rritesh ti.
– Nga dhuna lindi Lëvizja, dhuna e mban në lëvizje.
Albin Kurti e di se shqiptarët janë të zemëruar, të tërbuar dhe të palumtur.
Janë populli më i varfër në Evropë.
Dhe mllefin e vjetër nuk e kanë nxjerr nga fundi i barkut, sepse e kanë pritur Drejtësinë…
Drejtësi s’ka pasur kurrë, prandaj u pëlqen dikush që e gjuan djallin
me çfarë i ka qëlluar në dorë.
U pëlqen mangupi, vrasësi, krimineli, hakmarrësi që ia tregon vendin armikut…e këta e shikojnë nga larg.
– Albin Kurti e shfrytëzon Veriun si teatër absurdi ku zbrazet mllefi.
E mllefi, mendon se nuk e kalon lumin në Jug, mllefi mbetet në Veri, NATO nuk e lë të rrjedh.
– Gufimi i Albin Kurtit (anipse artificial), tregon se shqiptarët e duan një ‘vrasës’ të Amerikës dhe perendimit dhe atë ‘vrasës’ e kanë gjetur.
– Paradoksi është se nevoja për ta ‘vrarë’ Amerikën, NATO-n dhe perendimin në Kosovë ‘ka lindur’ në Amerikë dhe në perendim, aty ku jetojnë shqiptarët, që ëndërrojnë ta vrasin ‘padronin’ e tyre në Kosovë.
– Robi ëndërron ta vras ‘zotëriun e tij’.
– Unë i kisha lënë të lirë ta pushtojnë botën!
Sot kundër Amerikës, NATO-s dhe perendimit është Putini, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani!
Kjo e fundit, ndoshta pa vetëdije.
P.S. Ky shkrim u shkrua pasi vendosa të mos shkruaj më.