Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka treguar se nuk do të marrë pjesë në bisedimet në Bruksel.
Ai në një konferecë shtypi në Paliç gjatë takimit me kryeministrin Hungarez Viktor Urban thotë së “Me Viktorin kam biseduar për gjithçka që po ndodh rreth Kosovës, kam shkuar në bisedime për 11 vjet, kam marrë pjesë në të gjitha bisedimet… Gjithmonë kemi dashur të arrijmë kompromise për të ruajtur paqen. Ne ia dolëm dhe përparuam më shpejt. .. Besuam se e gjithë kjo ishte e mundur derisa erdhi në pushtet Kurti, i cili kurrë nuk donte të fliste… Ai kurrë nuk donte të dëgjonte… Më lejoni t’ju them, unë nuk fle natën, nuk i thashë askujt çfarë Serbisë i janë dërguar kërcënime nëse nuk e bëjnë shqiptarët e arrestuar do të lirohen…”, tha Vuçiq.
Ndersa për bisedimet me Kurtin ai shprehët së “Nuk do të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar dhe derisa kryetarët e tyre të dalin në pension. E dini, Kurti ka gjëra më të rëndësishme për të bërë në Vatikan, për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha presidenti Serbisë.