Të gjithë mërgimtarëve që kanë marrë rrugën për në Kosovë u është bërë thirrje që të mos kalojnë nëpër Serbi, për shkak të protestave të fundit në territorin serb në rrugët që lidhin dy vendet.
Sihana Bejtullahu nga organizata GERMIN, e cila merret kryesisht me çështje të diasporës, bëri të ditur se deri më tani ka pasur raste të shumta kur janë anuluar udhëtimet e mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë.
“Ne mundohemi që t’i këshillojmë për të ndjekur rrugët më të sigurta. Ka pasur shumë raste kur i kanë anuluar udhëtimet e tyre, posaçërisht me familje për të ardhur në Kosovë. Andaj, ne vazhdimisht bëjmë thirrje që me i përcjell te gjitha informatat zyrtare nga institucionet, që nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por edhe nga Policia e Kosovës që të ndjekin rrugë të sigurta, sepse nuk duam që të kemi asnjë lloj keqtrajtimi të mundshëm”, deklaroi Bejtullahu në emisionin “Ditari”, të Tëvë
Përveç tani, Bejtullahu tha se janë raportuar edhe më herët raste ku nuk u është bërë trajtim i njerëzishëm qytetarëve nga diaspora, të cilët kanë zgjedhur rrugën e Serbisë për të ardhur në Kosovë.
“Jo vetëm në këtë kohë kur kemi krizë të raporteve me Serbinë, ka pasur edhe më herët raste që janë raportuar tek ne si vështirësi, e po ashtu trajtim jo i duhur dhe i njerëzishëm që i u është bërë qytetarëve tanë që jetojnë në diasporë, të cilët kanë zgjedhur rrugën e Serbisë për të ardhur në Kosovë”, theksoi tutje.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se momentalisht nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve e as veturave me targa kosovare në ato pjesë.
Kujtojmë se kjo organizatë joqeveritare është drejtuar nga zv Ministrija e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi e cila kujdeset që të gjitha projektet për Diasporës ti dergon në këtë organitatë e cila me shumë duket si një Departament i Ministrisë.