Zëvendës Drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti, ka marrë vendim të shfuqizoj çertifikatën e biznesit Komanisë “Art Motion”.
Ditë më parë, iu shfuqizua çertifikata Klan Kosovës. Ndërsa sipas këtij vendimi, që mban datën 22 qershor (dje), tashmë çertiifikata iu është shfuqizuar krejt Komanisë “Art Motion”.
Sipas këtij vendimi, ARBK-ja obligohet për zbatimin e këtij vendimi.
Në arsyetimin e vendimit ndër të tjera thuhet:
“Art Motion” përbëjnë “kërcënim serioz ndaj sigurisë publike” të cilën e konsideron të dëshmueshme “përmes mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës” në regjistrim.
Në vendim thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi
Kujtojmë se tashmë vendimet në emër të ARBK-së, i nënshkruan Lebibe Haliti, e cila është motra e deputetit të VV-së Enver Haliti.
Krejt kjo pasi, Drejtorja Pranvera Prestreshi tashmë nuk e ushtron këtë pozitë, sepse ishte ajo e cila e anuloi vendimin për pezullimin e çertifikatës së biznesit për Klan Kosova.
Në arsyetim, thuhet se znj. Prestreshi është familjare e Avokatit Blerim Prestreshi, i cili sipas vendimit, është avokat i KLAN KOSOVA.
Nacionale ka kontaktuar avokatin Prestreshi dhe është në pritje të përgjigjjes.
Klan Kosova
Mediumit Klan Kosova i është pezulluar përsëri çertifikata e biznesit nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).
Ky medium ka raportuar para pak minutave se sot është marrë një vendim i ri nga ARBK-ja e ku anulohet vendimi i një dite më parë i cili anulonte vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Sipas këtij vendimi – siç transmeton vetë Klan Kosova – theksohet që u.d. e drejtoreshës Pranvera Prestreshi është zënë nën “rrethana të konfliktit të interesit”meqë një avokat që punon në Klan Kosova është “familjar i saj”.
Më tej, Klan Kosova vazhdon edhe me të tjera informacione shqetësuese:
“Sipas informatave nga media tjera, znj. Prestreshi është shkarkuar nga pozita e u.d. drejtoreshës, kurse në vend të saj është emëruar znj. Lebibe Haliti, që është motra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti.”
Znj. Haliti më parë ishte u.d. e kryeinspektores së inspektoriatit të tregut. Nacionale nuk ka arritur ta verifikojë edhe më tej informacionin për znj. Haliti.
“Klan Kosova vazhdon të besojë se veprimet e ditëve të fundit, si dhe ky i sotmi, janë tendencë e qartë për të pamundësuar veprimin e medias së pavarur dhe shprehjes së fjalës së lirë. Klan Kosova, si dhe deri më tash, edhe për këtë hap do t’i njoftojë të gjitha organizatat dhe institucionet e medias dhe gazetarëve në vend dhe në botë, përfaqësitë diplomatike dhe misionet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.”
Një ditë me parë, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte njoftuar se ka shfuqizuar vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit për televizionin.
Vendimi i MINT-it për pezullimin e kësaj licence kishte nxitur reagime të ashpra vendore dhe ndërkombëtare. Veprimi i qeverisë nga mediat e Kosovës, opozita dhe ambasadorët e akredituar në Prishtinë ishte cilësuar si i dyshimtë.
Në njoftimin e saj, ARBK ka bërë me dije se vendimin e ka shfuqizuar pasi kanë ndryshuar rrethanat faktike.
“Me këtë rast, Drejtoria e ARBK-së zyrtarisht ka njoftuar se kështu ‘kanë ndryshuar rrethanat faktike’, të cilat kishin nxitur vendimin e javës së kaluar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke dhënë vlerësimin e ri se ai vendim tash është shfuqizuar”, kishte njoftuar Klan Kosova.
Përfaqësuesit e mediave e kanë mirëpritur vendimin e ARBK-së për të anuluar vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të medias Klan Kosovës.