8.2 milionë ukrainas shkuan jashtë vendit duke ikur nga lufta

0
116

Rreth 8.2 milionë banorë të Ukrainës shkuan jashtë vendit si rezultat i luftës së gjerë të nisur nga Rusia, tha kryetarja e komisionit parlamentar Olena Shuliak, raporton Urinform duke iu referuar Radios së Ukrainës.

“8.2 milionë nga njerëzit tanë janë aktualisht jashtë vendit, më shumë se 5 milionë janë persona të zhvendosur brenda territorit të Ukrainës”, tha ajo.

Kur planifikohet rindërtimi i Ukrainës i pasluftës, është e nevojshme të kihet parasysh se sa nga këta miliona refugjatë do të kthehen në komunitetet e tyre, si t’i punësojnë ata dhe të sigurohet akses në infrastrukturën sociale, tha ajo. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here