Madona u lirua nga spitali

0
142

Ikona e popit Madonna është liruar nga spitali dhe është dërguar me ambulancë private në shtëpinë e saj në Nju Jork, ku u gjet pa ndjenja fundjavën e kaluar. 
Ajo u shtrua në reanimacion për disa ditë për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial.

Sëmundja e goditi atë në fazën e fundit të provave përpara turneut, i cili duhej të fillonte më 15 korrik në Vankuver të Kanadasë i cili tani është shtyrë.

 

Në Shtetet e Bashkuara, ajo kishte planifikuar të performonte në Detroit, Çikago, Miami dhe Nju Jork, qyteti ku edhe filloi ngritja e saj si një legjendare.

Më pas ishte planifikuar të vazhdojë në Evropë, me koncerte në Londër, Barcelonë dhe Paris, si dhe katër të tjera në Mexico City.

Artistja u nis për në Nju Jork në fund të viteve 1970 me vetëm 35 dollarë në xhep dhe spoti “Like A Virgin” i vitit 1984 e vendosi atë në skenën botërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here