Sot në të gjitha shkollat fillore të Republikës së Kosovës, përfundon viti shkollor 2022/2023.
Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, kanë marrë librezat e tyre me nota.
Ndërkohë, viti shkollor për nxënësit nga klasa e dhjetë deri në të dymbëdhjetën, ka përfunduar javën e kaluar.
Ky vit shkollor kishte nisur me greva të mësimdhënësve të cilët kërkonin rritje të pagave, duke bërë që i gjithë shtatori i vitit të kaluar të jetë pushim për nxënësit.
Ndërkohë me fillimin e këtij viti, nga muaji shkurt me hyrje në fuqi të Ligjit për paga, mësimdhënësit kanë marrë pagesat me rritje.
I gjithë viti shkollor përfundoi duke u munduar të kompensohen humbjet e orëve, edhe pse kjo nuk ndodhi në të gjitha shkollat.