Shërbimi i Sigurisë Ruse (FSB) kishte për detyrë të vriste kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin , thotë Kiril Budanov , kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase.
Prigozhin është në mërgim në Bjellorusi që nga e marta, për të cilën u ra dakord me marrëveshjen që i dha fund rebelimit të shkurtër të luftëtarëve të Wagner.
“Yevgeny Prigozhin do të transferohet në Bjellorusi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur të sotëm kundër udhëheqjes ushtarake ruse. Kreu i Wagner dhe luftëtarët e tij nuk do të ndiqen penalisht”, njoftoi Kremlini pas kryengritjes.
“Kremlini mund të synojë të marrë kontrollin zyrtar të Grupit Wagner pas rebelimit të tij të armatosur dhe ta kthejë atë në një ndërmarrje shtetërore, megjithëse është e paqartë nëse Kremlini është angazhuar për një veprim të tillë.”
Se Putin ndeshkon tradhtaret e verteton edhe fakti se Gjenerali rus Sergei Surovikin , i cili nuk është parë në publik që nga e shtuna, ishte një anëtar i fshehtë VIP i grupit privat mercenar Wagner dhe kishte numrin e tyre personal të identifikimit, shkruan CNN.
Dje, Kremlini refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve se çfarë ndodhi me gjeneralin, por disa pretendojnë se ai është arrestuar.
I pyetur për vendndodhjen e Surovikin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskovtha: “Unë ju rekomandoj të kontaktoni ministrinë e mbrojtjes, kjo është fusha e tyre.”