Ministria e Sveçlës, 100 mijë € tender një burimor, biznesit që Kurti e promovoi

0
1053

Ministria e Punëve të Brendshme, e cila drejtohet nga Xhelal Sveçla, i ka dhënë rrafsh 100 mijë euro në mënyrë të dyshimtë kompanisë Blendi.

Bëhet fjalë për një kontratë një burimore. Ajo parasheh furnizimin emergjent me 500 mijë afishe të plastifikuara për targat e aluminit, edhe atë veç për tre muaj, raporton Instituti për Hulumtime Front.

Afërsia e biznesit fitues me Vetëvendosjen

Ujdia mes palëve u arrit më 7 qershor të këtij viti. 12 ditë pas vizitës që Albin Kurti, shefi i Xhelal Sveçlës, bëri më 26 maj pikërisht brenda ambienteve të kësaj kompanie.

Ndërmarrja Blendi ishte ndër bizneset e pakta që mund të numërohen në gishta, nëpër të cilat shkoi si mysafir kryeqeveritari kosovar gjatë mandatit të tij gati tre vjeçar dhe ndër të rrallat që iu premtua ndihmë publikisht nga Qeveria. Diçka e tillë dëshmohet nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar të vetë kryeministrit Kurti . Frontonline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here