Rita Ora, e cila u pa duke mbajtur flamurin e Serbisë në një koncert në Hungari, ka bërë që në Kosovë të shpërthejnë reagimet.
Por, ja që për media, Rita Ora ka dalur me një sqarim, ku ka thënë që ka menduar që është flamuri hungarez.
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriqimit direkt ne sy e ne skenë, nuk pash kjart se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez! Përderisa i mbështes te gith fansat e mi, nga te gjitha vendet dhe kulturat, du ta bejë shume të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosoves, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzitja popullin tim ose familjen time”, deklaroi Rita Ora.