Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë në formë të mirë pavarësisht viteve.
Ndonëse ka kaluar të 40-at, deputetja e Kuvendit të Kosovës shquhet për fizikun atraktiv.
Këtë e ka dëshmuar edhe në disa fotografi të fundit që ka publikuar në rrjete sociale nga pushimet që po shijon.
Ajo shfaqet në një palë bikini rozë, të cilat i ka shoqëruar me një kapelë ngjyrë kafe.
“Qëndroni të qetë dhe shijoni plazhin”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.
Matoshi mori komplimente të shumta në sesionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit.
E njëjta këtë periudhë verë ka pasur më pak angazhime, gjersa ka qenë më shumë për pushime në vende të ndryshme.