spot_imgspot_img
spot_img

Abdixhiku e quan “koeficient të zbrazjes së Kosovës” vlerën prej 105 eurosh – “Goditje ndaj të gjithë shërbyesve publikë”

Qeveria e Kosovës është në shpërputhje me realitetin, tha Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas publikimit të vlerës së koeficientit prej 105 eurosh në Ligjin e ri për Paga, raporton Insajderi.

Këtë vlerë prej 105 eurosh, Abdixhiku e quajti “pandjeshmëri” dhe “goditje e rradhës” ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e të gjithë shërbyesve publikë nga ana e Qeverisë së Kosovës. “Në krizën më të madhe ekonomike e sociale ndër vite, Qeveria sërish tregoj pandjeshmëri. Pandjeshmëri ndaj përballjes qytetare, ndaj rritjes së kostos së jetesës, ndaj vet njerëzve të këtij vendi”, shkroi i LDK-së.

“Koeficienti në vlerë prej vetëm 105 është goditje e radhës ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e gjithë shërbyesve publik. Është braktisje e njerëzve të vendit; që shkakton braktisjen e tyre të vendit”. Gjithçka nën 125 euro është ulje e pagave, vlerësoi kreu i LDK-së, teksa tha ajo prej 105 eurove “është injorim i inflacionit e kushteve të rënduara të jetesës”

“Këtë propozim do të dërgojmë menjëherë edhe si amandament në Kuvend”, tha ai. “Një qeveri të shpërputhur nga realiteti, vendi ynë nuk e meriton. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë!”, përfundoi Abdixhiku.

Qeveria e Kosovës sot ka shpaluar se vlera e koeficientit për Ligjin e Ri të Pagave do të jetë 105 euro, ndërkaq në lidhje me koeficientin për media u deklarua Ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Shifra dhe vlera e koeficientit, me të qëlluar dhe tahmin mundet me dhënë gjithkush. Ne jemi shtet, jemi qeveri dhe vlera dhe shifrat duhet të bëhen në bazë të llogaritjeve të sakta dhe hapësirave dhe kufive ligjor që i kemi. Siç edhe e thashë buxheti që e kemi nda për vitin aktual për pagat është 745.5 milionë euro, pra krahasuar me vitin paraprak, me shpenzimin e pagave të rregullta të vitit paraprak është për 105 milionë euro më i lartë . Ky 105 milionë shpërndahet si rritje tek pothuajse tek të gjithë, sidomos për ata që kanë qenë me pagat më të ulëta dhe pres, besoj që kjo do të mirëpritet nga të gjithë kur e shohin edhe efektin real”, deklaroi Murati në konferencë për media.

Ligji i Ri për Pagat në Sektorin Publik do të fillojë së zbatuari nga data 6 shkurt. Kështu bëri me dije zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, shkruan Insajderi.

“Ligji do të fillojë së zbatuari nga data 6 shkurt”, tha Dobra në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Ligji për Pagat në Sektorin Publik është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja.

Op/Ed

Kurti po e bën Kosovën shtet të dështuar – për hatër të Republikës së Tretë!

Ratifikmi i Marrëveshjës së Parë (2013) për Asociacionin është...

Një pyetje për opoziten, edhe mediat

Shkruan: Milaim Zeka Çfare kish me ndodhe sikur republikanet ne...

Mund të shpresohet, Shqipëria etnike pashmangshëm do të bëhet

Shkruan: Rexhep Qosja HISTORIA DHE ATDHETARIA PËRZGJODHËN ISMAIL QEMALIN Gëzuar 28 Nëntori. Sa...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Ajka e ajkave e super javës sportive në Artmotion me El Clasico

Kjo javë do të jetë një super javë sportive...

Formula 1 vjen në Artmotion më “i çmendur” se kurrë

Marsi sivjet vjet me edicionin e ri të garës...

UEFA Champions League rikthehet në Artmotion më 14 Shkurt!

Yjet e futbollit botëror rikthehen në skenën më prestigjioze...
spot_img

Mesazhi i qartë i Gjermanisë: Pa pjesëmarrje të serbëve në zgjedhje në veri, nuk ka as Asociacion

Gjermania e ka bërë të qartë sot se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të parakohshme që do të mbahen në...

Kurti tregon kërcënimin e Serbisë kur ua tregoi ofertën për Asociacionin: Thanë jo, çfarë t’iu bëj unë tash?

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar sonte se ka bërë vazhdimisht oferta në dialogun me Serbinë. Ai tha se e fundit ishte në pasditen...

Kryediplomati i Austrisë flet për Asociacionin, përmend Tirolin Jugor si model

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, ka theksuar sot se është i kënaqur që takimi me homologun e tij serb, Ivica...