Kryeministri Kurti mohoi të ketë ndalim të hyrjes së mallrave nga Serbia duke theksuar se masat “nuk janë ekonomike apo tregtare, por janë masa të sigurisë”.
Por gjatë ditës së djeshme dolën dy lajme të ndryshme. Në njërin thuhej se Qeveria kishte marrë vendim që të ndaleshin mallrat nga Serbia. Pra, u la nënkuptimi se ishte marrë vendimi që të ndaleshin importet nga Serbia. Por dolen që qeveria po bënë vetëm propagandë të pa vertetë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se institucionet e sigurisë e kanë rritur shkallën e gatishmërisë dhe kanë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, në përgjigje të situatës së krijuar pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe.
Kryeministri Kurti mblodhi mëngjesin e së enjtes Këshillin e Sigurisë pas të cilit tha se “veprimi i djeshëm i Serbisë ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj Policisë dhe intencë për destabilizim” dhe për këtë arsye institucionet e sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë.
“Janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, sidomos për mjetet transportuese. Cenimi i djeshëm nga Serbia na detyron të rrisim kontrollet kufitare, edhe ndalesat e qarkullimit në raste kur mund të përbëjnë rrezik”, tha kryeministri Kurti.
Radhë të gjata kryesisht të kamionëve me mallra janë parë të enjten në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Tensionet edhe ashtu të larta ndërmjet dy vendeve u rritën të mërkurën pasi tre pjesëtarë të policisë kufitare të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe. Autoritetet në Kosovë thanë se bëhet fjalë për “rrëmbim klasik” të policëve nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, ndërsa Beogradi thotë se ata janë arrestuar brenda territorit të Serbisë.
Kryeministri Kurti, cili tha se gjatë natës ka biseduar edhe me diplomatë amerikanë për situatën, kërkoi të enjten lirimin e menjëhershëm të policëve dhe bëri thirrje për trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë.