Austria ka marrë vendim që t’i njohë patentë shoferët kosovarë.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i parlamentit evropian, Lukas Mandl.
Mandl tha se vendimi është marrë sot në Këshillin e Ministrave të Apustisë.
“Po, sot në Këshillin e Ministrave u mor vendimi që të njihen patentë shoferët kosovarë në Austri. Kjo ishte në proces tash e disa muaj dhe tash më në fund u mor një vendim i tillë”, ka thënë Mandl.