Avokati i biznesmenit e mikut të Lëvizjes Vetëvendosje, Ridvan Muharremit, thotë se “mirësjellja” e karakterizon klientin e tij.
Për Ridvan Muharremin, ministren në detyrë Rozeta Hajdari dhe dy zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Tregtisë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë mbi 100 faqëshe, për Rastin e Rezervave.
Por çka deklaroi avokati Halimi në Frontal së fundi?
Avokati Mahmt Halimi: Mirësjellja është pika kryesore në degën e hotelerisë. Ka pasë respekt si kryeministër për të, ka qenë i mirëpritun gjithmonë, nuk ka qenë i vetëm kryeministri ose ministrat tjerë.
Gazetari: Albin Kurti ia ktheu respektin Ridvanit?
Avokati Mahmut Halimi: Me çka ja ktheu? Me burg? Me akuzë? A mund ta themi këtë apo jo? Ky ka rënë viktimë me lidh veprimtarinë e Albin Kurtit, si nyjë si zinxhir, mes Ministrisë dhe Albin Kurtit e paska qenë Ridvan Muharremit për një krim të caktumë. Këtu s’ka krimë. S’ka akuzë.



