spot_imgspot_img
spot_img

Dita e Europës festohët në ‘Guantanamon e Europës”

Nga Astrit Gashi

Kosova, feston pothujase secilën festё tё Europës, edhe pse nuk është anëtare e saj. Madje, si valutё monetare përdor Euron qysh nga lindja e saj. Rinia kosovare quhen Europianë të rijnë, edhe pse asnjёri nuk mund te shkelё tokë europiane pa vizë deri në vitin e ardhshëm. Në festojmë edhe ditёn e Europёs, edhe pse asnjё vend europian se feston atё. Në jemi unikë! Kosova në festa zyrtare se ka 28 Nëntorin ditë kombtare ndersa improvizon festa të kota, të Kushtëtutës e Europës.

A thua, vёrtetё dikush nё Kosovё mendon se kёto ‘festime shterpe’ shpiejnё drejtё bashkimit europian? A thua, vërtet dikush mendon se kёto ‘lagje tё improvizuara europiane’ do ta thyejnё izolimin nё tё cilin gjendet Kosova tash e 24 vite.
A thua, kujt i duhen kёto ‘improvizime fallco’? Pse, duhet tё luajmё me ndjenjat e fёmijёve tonё, tё cilёt edhe ashtu kanё pёrjetuar dhe pёrjetojnё mjaft, duke qenё padrejtёsisht mё tё izoluarit pikërisht nё kёtё Europё!

Njё kosovar për 24 vite nëse dёshiron tё udhёtoj diku jashtё pa viza, atё mund të bëjë vetёm nё pakë shtete, sepse shumё vende akoma nuk e kanё njohur pasaportёn kosovare. Nёse njё kosovar, dёshiron tё kaloj nё pjesёn veriore tё Mitrovicёs as qё bёhet fjalё as pёr vizё e as pёr pasaportё, sepse ёshtё “mollë e ndaluar” nga forcat evropiane që 23 vite tё cilat nё mёnyrё indirekte mbrojnë “botёn e krimit”! Nёse njё kosovar dёshiron tё udhëtoj jashtё, i duhet paguaj vizat më të shtrenjta në rajon – derisa të gjitha vendet tjera ballkanike, janë liruar nga kjo pagës aplikuesit kosovarë bëjnë shpenzime te larta dhe pse ne shumicën e rasteve marrin përgjigjeje negative .

Kosova ka vendin e parë nё botë që i duhet regjimi i vizave nga më së shumti shtete. Pas, Kosovës vjen Afganistani me 20 shtete ku qarkullon lirë e mbi të Iraku me 23 dhe Somalia me 25 vende ku udhëtojnë pa viza. Nga dhjetë vende Ballkanike, asaj i duhet të udhëtojë me vizë në: Bullgari, Rumani, Greqi, Kroaci, ndersa mund të udhëtojë lirisht vetëm në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Turqi ku kufizohet me popullin e vete pra tek familjaret e vetë sepse kudo kufirin i Kosovës është shqiptaro – shqiptarë.

Kosova sot është ‘Guantanamo e Europës’. Rina kosovare mëson shumё për Bashkimin Europian, quhen dhe e quajnë veten Europian sepse jane tё tillë, mirёpo janë te burgosur ne njërën nga dhomat e kёsaj shtëpie që po i ikin robët e shtëpisë!

Op/Ed

PAQJA DHE STABILITETI NË BALLKAN NUK MUND TË RUHET DUKE I BËRË KONCESIONE HEGJEMONISË RUSO-SERBE

Nga Prof.dr. Skender ASANI Ballkani historikisht ka qenë një zonë...

Dekonspirohen vizitat e Kurtit në Greqi

Nga Hisen Berisha Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës Me...

Hisen Berisha; Nëse Serbia do luftë do ta ketë!

Sulmi mbi Kosovën, do të thotë se Serbia po...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Emine Abazi; Nëse duam vlera Europiane, gratë duhet të drejtojnë lokomotivën drejt Evropës

    Kryetarja e Asamblës së gruas e Aleancës për Shqiptaret Emine Abazi në profilin e saj në Facebook shkruan: Nëse duam vlera Europiane,gratë duhet të drejtojnë...

Zharku për “non-grata”: DASh ka informacione të gabuara, jam i pafajshëm

Një javë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli një listë “non-grata” ku përfshiheshin zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ballkanit, mes tyre edhe ish-kryetari i...

PAQJA DHE STABILITETI NË BALLKAN NUK MUND TË RUHET DUKE I BËRË KONCESIONE HEGJEMONISË RUSO-SERBE

Nga Prof.dr. Skender ASANI Ballkani historikisht ka qenë një zonë me dridhje të vazhdueshme tektonike gjeopolitike, që ka ardhë si pasojë e ushtrimit të ndikimit...