2025/11/12
Banner Top

Moderatori në T7, Leonard Kërquki, nuk i ka komentuar ofendimet e Donika Gërvallës e cila e quajti rrugaq.

Kërquki ka thënë se ky është niveli i ministres Gërvalla.

Kjo pas përplasjes së djeshme në emisionin Pressing mes Nezir Krakit e Parim Ollurit.

Postimi:

Sqarim per situaten e krijuar sonte ne “Pressing”

Ndjej thellesisht keqardhje per situaten e krijuar sonte ne “Pressing”.

As nuk ishte e nxitur, e aq me pak e deshiruar prej anes time.

Te gjithe mysafiret jane njoftuar per panelistet qe i kane ne studio qysh ne mesdite. Ashtu sikurse per temen e debatit: pretendimet e PDK’se per keqperdorimin e votave ne Mitrovice.

Zhvillimi i debatit pastaj eshte edhe ne doren e te ftuarve, poaq sa ne timen.

Sonte, shkoi keq dhe ndjej keqardhje.

Tash qe po e shkruaj kete sqarim po shoh qe Ministrja Donika Gervalla me paska quajt rrugaç. Njejte sikur edhe televizionin!!!

Zonja Gervalla para disa muajsh, me kerkesen e saj, ka ardhur pikerisht ne emisionin tim. E kam trajtuar denjesisht sikurse çdo te ftuar tjeter.

Te njejten hapesire sikurse ajo e ka pasur ne javen vendimtare te zgjedhjeve edhe Faton Peci, si kandidat per Kryetar te Mitrovices.

Te njejten hapesire do ta kene edhe ne te ardhmen; “Pressing” nuk eshte platforma ime personale, por e publikut qe i drejtohet.

Sa per ofendimin qe e ben zonja Gervalla, personalisht nuk e ndjej te nevojshem t’i pergjigjem. Ky eshte niveli i saj – dhe ne ate nivel nuk dua te bie.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment