spot_img
https://www.facebook.com/Msillosi

Edi Rama: Shqipëria do të marr dronët Bayraktar

Edhe Shqipëria do t’i shtojë dronët Bayraktar në arsenalin e armëve ushtarake. Këtë gjë e ka konfirmuar mbrëmjen e kësaj të enjte kryeministri shqiptar, Edi Rama. “Duke parë rrjedhën e ngjarjeve, Shqipëria do të marr dronët Bayraktar të prodhuar nga Turqia”, ka deklaruar Rama në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Listës së gjatë të klientëve për dronët turq, Bayraktar i është shtuar edhe Serbia. Në fillim të shtatorit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaroi arritjen e një marrëveshjeje me Turqinë për të blerë dronë Bayraktar, të cilët tashmë kërkohen nga të gjithë për shkak të efikasitetit të treguar në luftën në Ukrainë.

Droni TB2 (Bayraktar) është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayraktar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit. Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Op/Ed

Kur në emër të reformës synohet ikja nga identiteti

Shkruan: Ganimete Musliu Për hir të qindra mesazheve që kam...

“I afërt me Edi Ramën”, ish-zyrtari i lartë i FBI-së nën hetim për lidhjet e tij me Rusinë, zbulohen e-mailet dhe ndërhyrja e tij...

Mattathias Schwartz Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së,...

Presidentja e shkeli Ligjin për simbolet!?

Nëse ju klithni “shkelje ligji” duke ia bërë me...

SUBSCRIBE

Të sponsorizuara

Artmotion ripertrinë marrëveshjen – Champions League, Europa League, Conference league deri në vitin 2027

ARTMOTION vazhdon suksesshëm të bëjë diferencën në tregun vendor....

PRINCE CAFFE shpërblen pjesëmarësit e lojes shpërblyese HAP dhe FITO

Prince Caffe si prodhuesi më i madh i kafesë...

Hoti: Albin Kurti është para dorëzimit dhe ikjes nga qeveria

Në emisionin EURO n’7 ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se viti fiskal do të mbyllet me suficit buxhetor. Për shkak...

Nagavci: Janë tetë të shtuna që do të mbahet mësim (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për tetë të shtuna do të mbahet mësimi që humbën fëmijët gjatë grevës. Nagavci, në Info...

Bunjaku: Lumir Abdixhiku, kryeministër i ardhshëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, e ftuar në emisionin Frontal të T7....

SHKRUAJ KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here