Kreu i qeverisë Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Brukselit.
Vizita e Ramës në Bruksel vjen me ftesë të presidentit të KiE, Charles Michel, me të cilin pritet të zhvillojë një takim në orën 12:30.
Nuk dihet se cili është motivi i vizitës së kryeministrit Rama në Bruksel.
Disa ditë më parë në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, zhvilluan takime të ndara me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe me të dërguarin special të BE-së për çështjen Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.