Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira të pakta parashihen në relievin malor, ndërkaq temperaturat do të jenë në rritje në krahasim me ditët e fundit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 8 gradë celsius, ndërkaq maksimalet do të arrijnë deri në 24 gradë.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s