Escobar: Çdo gjë që kemi bërë ka qenë në favor të Kosovës

0
120

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mohuar se ka qenë i ashpër me Kosovën dhe i butë me Serbinë.

“Çdo gjë që kemi bërë këto 15 ditët e fundit ka qenë në favor të Kosovës. Serbia nuk dëshironte ta njihte pavarësinë e Kosovës dhe nuk dëshironte një fushatë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Serbia dëshironte të ushtronte presion mbi Kosovën, ne nuk e kemi lejuar këtë. Serbia dëshironte të thoshte se zgjedhjet nuk janë legjitime, ne nuk e kemi bërë këtë, ne i kemi njohur si zgjedhje legjitime, kemi gjetur një mënyrë të re për të biseduar dhe nuk jemi të ashpër me Kosovën dhe të butë me Serbinë”, ka thënë Escobar.

Ai ka thënë se janë duke punuar me Serbinë për ti ulur tensionet e jo për të destabilizuar rajonin.

“Ne po punojmë me Serbinë për ti ulur tensionet e jo për të destabilizuar rajonin dhe vazhdojmë të insistojmë në integritetin territorial. Ne vazhdimisht kemi theksuar mbështetjen tonë për Kosovën për pavarësinë, integritetin dhe tërësinë territoriale dhe e di që njerëzit besojnë në këtë”, ka thënë Escobar.

Escobar ka thënë se ShBA-ja është duke ofruar partneritet dhe koordinim për uljen e krizës në veri dhe sipas tij pa komunikim dhe partneritet nuk mund të ketë përparim.

Escobar ka folur edhe për sanksionet ndaj Kosovës.

“Mund të ketë pasoja të imponuara por është një zgjidhje që palët e bëjnë, ne jemi gati të lëvizim shumë shpejt në premtimet e Ohrit për ta sjellë Kosovën më afër Evropës, për të sjellë më tepër investime në rajon përfshirë Serbinë, por nuk mund të shkojmë atje nëse nuk kemi bashkëpunim, dhe kam frikë se nuk e kemi”, ka thënë ai.

I pyetur se sa mendoj se Serbia është afër njohjes së Pavarësisë së Kosovës dhe shtensionimit të situatës, Escobar ka thënë se nuk është në dijeni për njohjen e pavarësisë.

“Njohja, nuk jam në dijeni për këtë por mund të them se kemi pasur një marrëveshje në Ohër që është ligjërisht e obligueshme ku të dy palët janë pajtuar për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë Escobar.

Escobari ka thënë se duhet lejuar komunat me shumicë serbe që të ofrojnë shërbime në gjuhën serbe për njerëzit që jetojnë atje.

Ka thënë se KFOR-i e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së.

“Kosova duhet të veprojë në mënyrë të shpejtë dhe ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Obligimet ndërkombëtare të Ohrit duhet të plotësohen”, ka deklaruar ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here