Shumë media të Kosovës e sulmojnë dhe mbretëreshën e kombit tonë Rita Ora e cila ka bere me shume për shtetin e Kosovës se sa e gjithë diplomacia Kosovare.
Ndaj postimeve te tilla ka reaguar edhe analisti Shenoll Muahrremi i cili ne rrjetin social Facebook thotë se
Përndryshe shume media e sot e morën postimin e Koha Net ku thuhej se “Ylli i muzikës Rita Ora ka interpretuar në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged. Në këtë Festival kanë interpretuar disa yje me renome botërore.Por, Rita Orës gjatë interpretimit iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë. Te cilin Rita Ora se shikoj fare duke menduar së është nga vendi nikoqire i Hungarisë Këngëtarja shqiptare në vend se ta largonte flamurin, e mori atë dhe e vendosi madje në krah. Ky gjest i Rita Orës ka ngjallë reagime të shumta në rrjete sociale. Këngëtarja nuk ka reaguar ende në lidhje me rastin” Eshte shume normale qe nuk ka reaguar sepse ajo se ka pare fare se i kujt flamur është ky flamur që ju hodhe nga publiku Hungarez
Edhe analisti Ilir Mirena ka komentuar një video të këngëtares më origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila u pa duke mbajtur flamurin e Serbisë në një koncert
Mirena ka thënë se flamujtë e shteteve nuk i njeh Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e lërë më Rita Ora.
Sipas tij, Rita Ora e Dua Lipa kanë bërë më shumë prezantim e reklamë pozitive për Kosovë se krejt diplomacia kosovare.
“Flamujte e shteteve nuk t’i njehe ministria e jone e jashtme (kujtoni skandalet ne tëitter) e po t’i njeh Rita Ora. Thjesht, ja kane gju ate flamur aty, e as se ka pas iden i kujt mund t’jete. Perndryshe, me shume kane ba Rita Ora e Dua Lipa prezantim dhe reklamim pozitiv te Kosoves se sa krejt diplomacia yne inekzistente…” – ka shkruar ai.
Statusi:
Rita Ora është njëra nga artistet më të dëgjuara femra të shekullit 21 e cila është simboli më i mirë i shtetit të Kosovës