spot_imgspot_img
spot_img

Gërvalla i kërkon Borrellit ta dënojë Vuçiqin, thotë se ai po e inkurajon përshkallëzimin e situatës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili sot dënoi sulmin ndaj një patrulle të EULEX-it në veri të Kosovës.

Gërvalla tha se Borrell njësoj duhet t’i dënonte edhe të shtënat me armë ndaj Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Çdo jetë ka rëndësi. HRVP Borrell gjithashtu duhet t’i dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës duke përmbushur detyrën e saj dhe duke i mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që nuk e dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar kryediplomatja kosovare në Twitter.

Borrell tha më herët se “BE nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri”.

“Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar Borrell, duke shtuar se të gjithë duhet ta shmangin përshkallëzimin.

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Sela: Dëgjoni zërin e popullit!

Fronti Europian në Shkup vulos fitoren e madhe të 24 prillit dhe 8 majit. Fronti Europian sonte në sheshin Maqedonia në Shkup mbajtu tubimin...

Ahmeti i kundërpërgjigjet Mickovskit: Mos nis bela, mati fjalët. Je i ri, akoma të qet buza tamël

“Hristjan, populli im thotë gur mbi gur bëhet kalaja, fjalë pas fjale nis belaja. Mos nis bela, mati fjalët. Je i ri, akoma të...

Ambasadori gjerman: Bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe ishte për keqardhje dhe shkatërrues

“Për keqardhje dhe shkatërrues”. Kështu e ka quajtur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kërkesën e Listës Serbe për bojkotim të votimeve në...