Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike

0
133

Libri Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridke me autor Prof. Dr. Arsim Bajrami është një libër që me tërësinë e vet ka sjell një argumentim kronologjik për të dëshmuar se në Kosovë është kryer gjenocid klasik. Autori këtë klasifikim e bazon në shqyrtimin e aspekteve juridike dhe në referimin analitik të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit dhe Gjenocitit (KPDKGJ -1948). Në shqyrtimin e aspekteve juridike duke e bashkangjitur analizën e kritereve të kësaj Konvente autori nënvizon se juridikisht plotësohen të gjitha kriteret që Serbia ka kryer vepra gjenocidale mbi popullin shqiptar në Kosovë. Me ingredienca juridike të bollshme autori arrinë tek konstatimi i prerë se gjenocidi i kryerë në Kosovë është një fakt që Serbia nuk mundet as ta relativizoj e as ta mohoj, përkundër vazhdimit të tendencave serbe që ta mohoj kryerjen e gjenocidit në Kosovë edhe pas njëzet vjetëve të përfundimit të Luftës.
Autori në mënyrë të sistematizuara ofron argumentet e kryerjes gjenocidale të serbeve mbi shqiptarët. Përvec ideatorve të racimit serb në libër argumentohet edhe për udhëheqësin e fedratës jugosllave, Titon, i cili nën karismën e liberalit tha udhër kundër të drejtës së popullit shqiptar për vetëvendosje duke e diskualifikuar Rezolutën e Bujanit me falsifikimin ordiner përmes Rezulutës së Prizrenit. Rezoluta e Prizrenit ishte një aneksim i dhunshëm nga Serbia që i ndryshoj rrethanat në dëm të shqiptarëve përmes administrimit ushtarak në Kosovë.
Fuqia argumentues e librit për të dëshmuar për kryrjen e gjenocidit serb në Kosovë pushon në tri drejtime. Në drejtimin e parë, gjenocidi i kryer argumentohet në pesë kriteret e KPDKGJ dhe të gjitha këto kritere janë pjesë të përmbushura dhe që plotësisht mund të identifikohen me kryerjen e veprimeve të Serbisë mbi shqiptarët. Drejtimi i dytë është argumentimi rreth nxitjes dhe urdhëresës për kryerjen e veprave gjenocidale nga udhëheqësia më e lartë e shtetit të Serbisë. Në drejtimin e tretë ky libër argumentues është i fokusuar në hedhjen poshtë të mohimit të gjenocidit dhe shqyrtimin e mundësisë për përgatitjen e padisë së Kosovës kundër Serbisë, për gjenocidin e kryer mbi popullatën shqiptare në Kosovë.
Po ashtu trajtimi argumentues i gjenocidit serb të kryer në Kosovë është ndarë në tri etapa zhvillimore. Në etapën e parë është përmbledhur zhvillimi i konceptit ideor gjenocidal serb dhe zbatimit të tij mbi shqiptarët gjatë shekullit XVIII. Etapa e dytë paraqet zbatimin e gjenocidit serb që përfshinë periudhën që nga Konferenca e Bujanit e deri te miratimi i Kushtetuës së vitit 1974-të. Ndërsa etapa e tretë përfshinë peirudhën e vitit 1989 kur u suprimua Kushtetuta e Kosovës e vitit 1974-të dhe pasojat pas kësaj periudhe. Të gjitha këto faza janë të ndërlidhura nëpër faqet e 10 kapitujve të librit, duke filluar me një parathënie e përmbyllur me një përfundim dhe rezyme ku gjerësisht janë dhënë fakte e argumentuar juridikisht që krimet serb ishin ndërmarrje shtetërore e organizuar, planifikuar dhe implementuar nga udhëheqja e shtetit serb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here