2025/11/12
Banner Top

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka dënuar gjuhen e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla ndaj gazetarëve.

Ajo ka bërë me dije se gjuha e Gërvallës është e papranueshme.

Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka shkruar se nën panikun e aktakuzave për korrupsion dhe manipulimeve me vota në Mitrovicë, zyrtarët e pushtetit e kanë humbur çdo kontroll dhe çdo ndjenjë përgjegjësie.

“E veshur me pushtet politik, ish Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme, sot e propozuar për Ministre të Drejtësisë, ajo përdor një gjuhë të papranueshme ndaj mediave, gazetarëve dhe analistëve në studio. Kjo sjellje tregon mungesë të thellë kuptimi për rolin, funksionin dhe përgjegjësinë që bart një njeri i veshur me pushtet. Fjala publike është arma më e fortë e një politikani, dhe kur ajo keqpërdoret për të goditur pa mëshirë median dhe gazetarët, bëhet jo vetëm e papranueshme, por edhe e rrezikshme për vetë demokracinë. Nën panikun e aktakuzave për korrupsion dhe manipulimeve me vota në Mitrovicë, ata kanë humbur çdo kontroll dhe çdo ndjenjë përgjegjësie”, ka shkruar Çitaku.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment