Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar udhëheqjen e Listës Serbe.
Takimi filloi rreth orës 16:00, raporton mediumi serb në Kosovë, Kosovo Online.
Në këtë takim kanë marrë pjesë kryesia e lartë e Listës Serbe, duke përfshirë kryetarin e saj, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Igor Simiq, ish-kryetarin e Komunës së Zveçanit Dragisha Miloviq, si dhe drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore.
Siç citohen të kenë thënë në Listën Serbe, takimi me Grenelin nuk ishte paralajmëruar më herët për arsye sigurie.
Gjatë krizës së fundit në veri të Kosovës, Grenell kritikoi disa herë veprimet e autoriteteve kosovare dhe kryeministrit Aljbin Kurti për shkak të refuzimit të tyre të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të SHBA-së dhe BE-së për de-përshkallëzimin e situatës.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Kurtit që të tërheqë policinë speciale nga ndërtesat komunale në veri, që kryetarët e sapozgjedhur të punojnë nga lokacione alternative dhe që zgjedhjet e reja të mbahen menjëherë me pjesëmarrjen e plotë të serbëve