Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata kryetarin e Strugës Ramiz Merko, pasi është i përfshirë në afera korruptive.
Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se Merko si kryetar i Strugës ka keqpërdorur mjetet komunale si dhe ka ndërhy edhe në procese tjera gjyqësore. Nën grata është shpallur bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij.
“Veprimi i sotëm dërgon një mesazh se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Maqedoninë e Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe adresimit të mangësive të sundimit të ligjit. Ky emërtim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, thueht në njoftimin e DASH.
Ramiz Merko është një politikan shqiptar i Maqedonisë në rradhët e BDI-së. Merko ka qenë kryetari i komunës së Strugës gjatë periudhës 2005-2013 dhe ka qenë deputet në Asamblenë e Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës 2014-2016.
Merko ka qenë kryetari i komunës së Strugës gjatë periudhës 2005-2013 dhe ka qenë deputet në Asamblenë e Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës 2014-2016.
Në zgjedhjet lokale të 2021-ës, ai mposhti kundërshtarin e tij, duke u bërë sërish kryebashkiak i Strugës.