Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se nuk do të dëshironte të ndodhte rasti i rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Ai në FRONTAL të T7 të mërkurën ka deklaruar se në aspektin e përdorimit të forcës, do të dëshironte të shihte katër apo pesë forca serbe të vrara nëse forcat serbe nuk ishin tërheq nga territori i Republikës së Kosovës. Qalaj ka deklaruar se ”Kisha pas qejf me pa që kjo të mos kishte ndodhë, në aspektin e përdorimit të forcës. Në aspektin e përdorimit të forcës, kisha pas qejf me pa që nëse këto forca nuk ishin tërheq nga shteti i Kosovës, kisha pas me i pa tre a katër mos me u çu më kurrë, po them me haptaz kisha pas qejf me i pa nja katër a pesë të vrarë aty. Po them se ka hyrë brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Qalaj.
“Në shtetet normale që kanë raporte normale edhe mund të hysh edhe mund të hyjnë, s’është punë e madhe, por kur këta vijnë me mision me qëllim, përsëri askush s’po dëshiron kufoma, por duhet të jesh i kujdesshëm për të hy diku brenda kufirit kur s’ke raporte të mira dhe kur s’ke demarkim”, ka shtuar tutje Qalaj në FRONTAL.