“Kërcënim i jashtëzakonshëm”: Çka thotë Urdhri 13219 që u vazhdua dje nga presidenti Biden për rajonin tonë?

0
272

 

Gjatë ditës së djeshme, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi vazhdimin e një një Urdhri Ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, ku preket në mënyrë direkte edhe Kosova. Çka është ai urdhër dhe pse ka rëndësi?

Dje, Shtëpia e Bardhë me anë të një komunikate njoftoi se presidenti amerikan Biden e kishte nënshkruar vazhdimin e “emergjencës kombëtare” sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Bëhet fjalë për Urdhrin Ekzekutiv 13219, të nënshkruar 22 vjet më parë nga ana e presidentit të asokohshëm George W. Bush


Çka u tha dje?

Në njoftimin e djeshëm, u tha si vijon:

“Veprimet e presonave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim të Ballkanit Perëndimor… vazhdon të përbëjë kërcënim të rrallë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës ës jashtme të Shteteve të Bashkuara.”

Meqë afati i këtij urdhri kalonte më 26 qershor të këtij viti, Biden e shtyu për një vit.

Çka është 13219-shi?
22 vjet më herët, presidenti i asokohshëm amerikan Bush kishte vendosur që veprimet e personave që përfshiheshin, ndihmonin apo mbështesnin:

“dhunën ekstremiste në Maqedoni, jug të Serbisë dhe vende tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor apo që kryejnë veprime penguese në zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje apo Rezolutës 1244 për Kosovën, që kërcënojnë paqen dhe dobësojnë sigurinë dhe stabilitetin e atyre zonave apo rajonit më të gjerë, që minojnë autoritetin, përpjekjet dhe objektivat e OKB-së, NATO-s dhe organizatave tjera ndërkombëare dhe që rrezikojnë sigurinë e personave që marrin pjesë apo mbështesin aktivitetet e tyre, përbëjnë kërcënim të rrallë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të ShBA-ve”.

Bush prandaj shpallte emergjencë kombëtare që të merrej me këtë kërcënim.

Në aneksin e atij dokumenti tregoheshin edhe emrat e personave që ishin përfshirë në listën e zezë të ShBA-ve për përfshirjen në njërën nga këto aktivitete.

Dje, një tjetër politikan shqiptar nga Struga u vendos në listën e zezë të ShBA-ve për “korrupsion të konsiderueshëm”. Ndërkohë, si i “padëshiruar” për shkak të korrupsionit është shpallur më herët edhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, shkruan Nacionale.

Nga komentues të ndryshëm së fundi është përmendur mundësia që edhe kryeministri Albin Kurti të futej në këtë listë për shkak të rrezikimit të stabilitetit rajonal. “Kjo është fantastike” – kishte thënë analisti Shkëlzen Gashi për mundësinë, duke arsyetuar se ai nuk po futej në atë listë shkaku i korrupsionit por mos-koncesioneve me Serbinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here