Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u përpoq të siguronte mbështetje për planifikimin e një të ardhmeje për Gazën, në takimin e zhvilluar të shtunën me liderët arabë.
Sipas mediave ndërkombëtare, bisedimet e zhvilluara në kryeqytetin e Jordanisë ishin të vështira, pasi liderët arabë shprehën dyshime mbi qëllimet e Izraelit, që po intensifikon operacionet luftarake.
Pas takimeve ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi deklaroi se “i gjithë rajoni po fundoset në një det urrejtjeje që do të përcaktojë brezat që do të vijnë”.
“Kjo tashmë ka filluar të shfaqet me shprehjen e akteve të urrejtjes, islamofobisë dhe antisemitizmit në rajon. Kjo është diçka që ne të gjithë qëndrojmë kundër pa mëdyshje, në parim dhe në përputhje me vlerat tona njerëzore”.
Ai shtoi gjithashtu se lufta Hamas-Izrael nuk është një luftë fetare.
“Kjo nuk është një luftë fetare. Nuk është një luftë midis muslimanëve dhe hebrenjve”, tha ai.
Safadi shtoi se “të gjitha vlerat njerëzore diktojnë që të gjithë të punojmë për paqen”.EURONEWSAL