Kritikohet opsioni i MASHTI-it: Buxhetit do t’i kushtojë miliona euro më shumë, fëmijëve mijëra orë të humbura

0
218

Procesi i aplikimit për subvencionimin e teksteve shkollore nuk ka shkuar mirë. Dita e parë e aplikimit është karakterizuar më bllokim të platformës ‘e-Kosova’, ankesa të shumta të prindërve dhe kritika të ashpra të opozitës.

Këta të fundit kanë kritikuar Ministrinë e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit se ka zgjedhur opsioni më të keq për furnizimin e nxënësve më tekste shkollore.

Ata kanë bërë me dije se opsioni i subvencionimit do të sjell një kaos në vërtet në ketë proces.

Sipas tyre, kjo do t`i kushtojë shtetit me miliona euro më shumë dhe nxënësve do të iu kushtoj me mijëra orë të humbura.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami , ka përmendur problemet me të cilat do të përballet ky proces.

e-Kosova jashtë funksioni, disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara, çmimi i librave ende nuk dihet, prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave do të punojnë mësimdhënësit, prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtepitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës, disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të detyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë. Siç u konfirmua krejt kjo padituri buxhetit do t’i kushtoj me miliona euro më shumë e fëmijeve do të ju kushtoj me mijëra orë të humbura. Dështim total, kaos e çka jo tjetër! Dorëheqja nuk mjafton!”, ka shkruar ajo.

Edhe më kritik ka qenë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Edhe ai ka bërë me dije se blerja e librave shkollorë do të kushtojë afër 11 milionë euro buxhetit të Kosovës.

Statistikat e arsimit në Kosovë 2021/2022. Qershor, 2022. Rezulton se numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët është 217.977 nxënës. Bazuar në të dhënat e publikuara në Qershor 2022, sipas kalkulimit të MASHT shpenzimet për blerjen e librave do të i kushtoj Buxhetit të Kosovës afër 11 milion euro.”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Kurse, hulumtuesi i institut GAP, Bekim Salihu, ka deklaruar se ministria deri me tani nuk ka treguar se ku i ka marrë pjetet për subvencionimin e teksteve shkollore.

Ai ka bërë me dije se ministria këto mjete i ka marrë nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve ose ajo i investimeve kapitale.

Ministria e Arsimit nuk ka treguar se nga cila kategori e buxhetit i ka siguruar mjetet për t’i subvencionuar blerjen e librave. Diku afro 12 milionë euro do të afrohen. Ndërsa Ministria e Arsimit në dispozicion për subvencione për vitin 2023 i ka 6.8 milionë euro. Për mallra dhe shërbime 17.4 milionë, 34.8 milionë për investime kapitale. Forma e dhënies se tillë të subvencioneve (në vlerë 12 milionë euro) as nuk ka qenë e planifikuar në buxhet, as nuk ka pasur kod buxhetor. Kjo i bie që ministria i ka marrë parat nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve ose ajo i investimeve kapitale”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Salihu ka treguar mënyrën se si bëhet ndryshimi i buxhetit nga një kategori në tjetrën.

Por forma e tillë e alokimeve dhe rialokimeve buxhetore nuk është e rregullt. Ndryshimi i shumes se buxhetit nga nje kategori në tjetren mund të behet në dy forma, permes rishikimit të buxhetit ose me miratim nga qeveria (deri në 15% të shumes një kategorie buxhetore) ose mbi 25% duhet miratim në Kuvend të Kosoves. Asnjëra nga këto nuk ka ndodhur, kështu që gjasat janë të mëdha që MASHT i ka hy karate buxhetit”, ka vlerësuar ai.

Mbi 11 mijë aplikime ditën e parë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit, Arbërie Nagavci, ka treguar se ditën e parë kanë aplikua mbi 11 mijë prindër për subvencionim të teksteve shkollore.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka treguar se mundësia për të aplikua do të jetë e hapur deri në fund të muajit.

Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjorë. Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore. Nga Drejtoritë komunale të arsimit kemi kërkuar që listat për tekstet mësimore të zgjedhura nga aktivat profesionale, t’i bëjnë publike në shkolla dhe në uebfaqet e tyre, ashtu që prindërit të kenë të dhënat e nevojshme për tekstet që do të blejnë për fëmijët e tyre. Jemi të njoftuar poashtu se mësimdhënësit tashmë kanë filluar t’i ndajnë këto lista me prindërit”, ka shkruar ajo.

Ajo ka treguar se sasia e teksteve është e mjaftueshme për numrin e nxënësve.

Shtëpitë botuese kanë publikuar katalogjet e teksteve mësimore me çmimet përkatëse dhe kemi marrë zotimin që çmimet nuk do të rriten e poashtu që sasia e teksteve është e mjaftueshme për numrin e nxënësve. Institucionet edukativo-arsimore me fillimin e vitit të ri shkollor, përmes DKA-ve, do të na informojnë në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, duke evidentuar edhe rastet eventuale të nxënësve të cilët mund të mos jenë pajisur me tekste shkollore si rezultat i mos-pranimit të mjeteve nga ana e prindërve për çfarëdo arsye”, ka vlerësuar ajo.

Nagavci ka bërë me dije të gjitha rastet e adresuara për probleme në këtë proces do të trajtohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here