Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vënë në dukje rëndësinë e kuptimit të pasojave të dëmshme të gjuhës së urrejtjes, e cila mund të shkaktojë dhunë të neveritshme. Më tutje, ai ka theksuar se është e drejta e gjithsecilit për të jetuar pa qenë në shënjestër të fjalëve lënduese dhe të urrejtjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është e rëndësishme të kuptohen efektet e dëmshme të gjuhës së urrejtjes, që sipas tij mund të shpien në dhunë të neveritshme.
Kurti në ditën e gjuhës së urrejtjes ka thënë se ne duhet të afirmojmë të drejtën tonë për të jetuar pa qenë në shënjestër.
“Historia e vendit tonë tregon se çfarë lloj dhune mund të rezultojë nga gjuha e urrejtjes. Në ditën e gjuhës së urrejtjes ne afirmojmë të drejtën për të jetuar pa qenë në shënjestër”, ka thënë Kurti.
“Gjuha e urrejtjes shpesh hidhet poshtë si e parëndësishme, kur në fakt fjalët lënduese dhe fjalët e urrejtjes mund të shkaktojnë dhunë të neveritshme”, ka përfunduar Kurti në Twitter.
Hate speech is often dismissed as inconsequential when in fact words hurt & hateful words can beget abhorrent violence. Our country’s history shows what kind of violence can result from hate speech. On Int Hate Speech day we affirm the right to live without being targeted.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 18, 2023