Serbia pasivizon adresat e shqiptarëvë të Luginës. Pse Kosova nuk i pasivizon adresat e serbevë në veri ?

0
154

Nga Astrit Gashi 

Serbia pasivizon adresat e shqiptarëvë të Luginës. Pse Kosova nuk i pasivizon adresat e serbeve në veri ? Reciprocitet keni propaganduar dikur, z, Kryeministër!

 

Pse nuk e bënë edhe Kosova? Ata vetëm këtë gjuhë kuptojnë.

Në mungesë të adresës shqiptaret e Luginës , nuk kanë mundësi të nxirrn çfarëdo dokumenti identifikimi, si për shembull letërnjoftimin apo pasaportën. Me këtë, qytetarët i humbin të drejtat e tyre politike-juridike, civile, me çka nuk mund të disponojnë as trashëgiminë, nuk mund të futen në marrëdhënie shitblerjesh, nuk mund t’i kryejnë obligimet e tjera.

Shumë shtëpi në Luginë kanë mbetur pas dore të cilat as nuk mund të shitën sepse atje kurrë s’ka pasur të drejtë që të blejë serbi nga shqiptari. Nuk e blejnë, sepse e llogarisin si tokë të veten. As vendasit nuk e blejnë, por as shteti nuk i lejon. Mos të flasim fare për mergatën shqiptare të Luginës të cilët nuk kanë të drejtë të votojnë por as në pronën e tyre.

Autoritetet e Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, thonë së në rastin e shqiptarëve, vendbanimi i tyre nuk është vërtetuar në adresën që ata kanë raportuar dhe se Ministria e Brendshme ka të drejtë të kontrollojë nëse këta persona jetojnë vërtet në atë vend.

Pse mos të bëjë këtë dhe Kosova?

Edhe deputetja gjermane nga radhët e të Gjelbërve, Viola von Cramon, njëherësh raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka shprehur shqetësimin e saj. Pse kjo çeshtjë të mos jëtë në tavolinë në Bruksel!?

Pezullimi i vendbanimit, përkatësisht dispozita ligjore e pasivizimit të vendbanimit të një personi që konstatohet se nuk jeton në adresën e regjistruar, zbatohet sistematikisht vetëm për kombin shqiptar në Serbi të cilët u detyruan të shperngulën kolektivishtë nga shumë vendbanime.

Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të vitit të kaluar, të publikuara nga Instituti Republikan i Statistikave në Serbi, tregojnë se në këtë vend jetojnë 61.687 shqiptarë – më së shumti në Preshevë – 31.340; në Bujanoc 25.465, në Medvegjë 905 dhe në Beograd 857.
Në këtë shifer nuk janë regjistruar mërgata dhe shqiptarët e Luginës të cilët jetojnë në Kosovë

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here