spot_imgspot_img
spot_img

Limaj viziton shokët në Hagë, beteja e tyre është betejë e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar sot bashkëluftëtarët e tij që ndodhën në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta10.

Limaj ka shkruar në Facebook se asnjëherë nuk e ka menduar që do të kthehet në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK-së, sepse ka qenë i bindur që është luftëtari i fundit që futet dhe del nga kjo ndërtesë.

“Emocion i veçantë që pikërisht në 17-vjetorin e lirimit tim nga Tribunali i Hagës t’i vizitoj bashkëluftëtarët e mi që ndodhen në objektin pas meje. Bashkëluftëtarët të cilët do t’i vizitoj sot e kanë të qartë që aty nuk janë për çështje personale, por për të zhvilluar bejten e fundit për pavarësinë e Kosovës. Një betejë ndryshe, me mjete të tjera, me mjete ligjore. Ata janë të vetëdishëm që kjo betejë është për historinë e Kosovës. Pikërisht, këtu po tentohet përmbysja e historisë së lavdishme të kombit tonë, jo vetëm për ne që sot jetojmë, por për gjeneratat që do të vijnë edhe pas 100 viteve. Kështu që, beteja në Hagë nuk është betejë personale as e Hashim Thaçit, as e Jakup Krasniqit, as e Kadri Veselit, as e Rexhep Selimit dhe të tjerëve, por përmes tyre, është betejë për Kosovën. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, prandaj epilogu i kësaj beteje nuk mund të jetë ndryshe pos fitore”, ka shkruar ai./Gazeta10

Op/Ed

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Në përkujtim të masakrës së Tivarit, Mars 1945 “Levée en masse” – “të gjithë e dinë

Nga Hisen Berisha Shekulli që lamë pas është i mbarsur...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Prokuroria del me thirrje për vajzat e dëmtuara në grupin “Albkings”

Prokuroria Themelore e Prishtinës iu ka bërë apel të gjitha vajzave të dëmtuara në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë...

STUDIM/ Burrat më pak tërheqës ju bëjnë më të lumtur, ja pse

Takimi me një djalë që nuk është tradicionalisht tërheqës ka përfitimet e veta. Në shkollën e mesme, shumica e vajzave donin të dilnin me djalin...

Arrestohet Soni Malaj dhe Sinan Vllasaliu u ndaluan nga policia teksa po performonin në skenë

Këngëtarët shqiptarë Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar nga policia zvicerane. Sipas raportimeve të mediave, artistët do të performonin në një “BajramParty”...