spot_imgspot_img
spot_img

​”Liria ka emër” bën thirrje për marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Platforma “Liria ka emër” sot bëri thirrje gjithë qytetarëve që me datën 2 prill t’i bashkohen marshit në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Ideatorët e kësaj platforme u shprehën se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.

Eliza Hoxha nga Platforma “Liria ka emër”deklaroi se përkundër se populli shqiptar ka qenë viktimë e një lufte të imponuar, me vite të tëra, proceset gjyqësore të pabaza, i kanë përndjekur ndër vite ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Përkundër se është e ditur botërisht se populli shqiptar ka qenë viktimë e një lufte të imponuar, me vite të tëra, proceset gjyqësore të pabaza, i kanë përndjekur ndër vite ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kulmi i të cilave manifestohet me procesin e Dhomave të Specializuara, në të cilat aktualisht po mbahen ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarë të tjerë”, tha Hoxha.

Hoxha mes tjerash tha se duke qenë plotësisht koshient se drejtësia si parim, është e paanshme, e plotë dhe manifeston të vërtetën, ajo beson në drejtësi, si dhe pret një epilog të drejtë të këtij procesi gjyqësor.

“Gjithsesi, duhet të jemi edhe koshient, se përpjekja për ta ndryshuar historinë e luftës sonë çlirimtare, është përpjekje e pabazë dhe e pamundur dhe ne, nuk duhet ta lejojmë që të ndodhë. Prandaj, me rastin e fillimit të procesit gjyqësor kundër ish krerëve të UҪK-së, në emër të solidaritetit me heronjtë tanë, më 2 prill, ju ftojmë për një Marsh solidarizimi për drejtësi. Për drejtësinë që e kërkojmë dhe kundër padrejtësive të reja”, tha Hoxha.

Ndërsa, Ismail Tasholli u shpreh se është obligim i gjithë qytetarëve që të vërtetën historike e dinjitetin kombëtar ta mbrojnë me përkushtim.

Me këtë rast, Tasholli ftoi të gjitha grupet shoqërore që të solidarizohen dhe të marrin pjesë në këtë marsh.

“Siç kemi ditur të ecim me hapa drejt Evropës dhe botës së qytetëruar perëndimore, ashtu siç edhe kemi ditur të bashkëpunojmë e të jemi të hapur për drejtësi, ngjashëm dimë dhe duhet të tregojmë kulturën tonë qytetarë në solidarizim dhe mbrojtje të vlerave tona historike”, tha Tasholli.

Marshi solidarizues për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, me 2 prill në ora 14:00.

Op/Ed

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Në përkujtim të masakrës së Tivarit, Mars 1945 “Levée en masse” – “të gjithë e dinë

Nga Hisen Berisha Shekulli që lamë pas është i mbarsur...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Organizata Shqiptaria kërkon që qytetarët të kenë mundësi që Shqiptarinë të zgjedhin si besim të tyre

Organizata Shqiptaria kërkon nga qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e regjistruesve që...

Prokuroria del me thirrje për vajzat e dëmtuara në grupin “Albkings”

Prokuroria Themelore e Prishtinës iu ka bërë apel të gjitha vajzave të dëmtuara në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë...

STUDIM/ Burrat më pak tërheqës ju bëjnë më të lumtur, ja pse

Takimi me një djalë që nuk është tradicionalisht tërheqës ka përfitimet e veta. Në shkollën e mesme, shumica e vajzave donin të dilnin me djalin...