spot_img
https://www.facebook.com/Msillosi

Marrëveshja për rinovim të kontratës duket larg, Busquets pritet të largohet nga Barcelona

Sergio Busquets synon që të largohet nga Barcelona pas përfundimit të sezonit.

Kapiteni i katalunasve ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023 dhe nuk pritet që ta rinovojë atë, transmeton Gazeta Express.

Klubi, që u përpoq të zvogëlonte listën e pagave, i ofroi Busquetsit të shtynte marrjen e një pjese të parave sipas kontratës, me kushtin që kontrata të zgjatej edhe për një vit, por mori një refuzim.

Sipas “El Nacional”, Busquets nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën. Ai thuhet se dëshiron që të transferohet në MLS në afatin kalimtar të verës së vitit të ardhshëm.

Mesfushori spanjoll, së bashku me agjentin e tij, janë takuar disa herë me presidentin e klubit, Joan Laporta, por gjatë këtyre takimeve palët nuk kanë mundur të arrijnë mirëkuptimin. Pak javë më parë, komunikimi mes tyre u ndërpre dhe pozicionet e lojtarit dhe klubit janë shumë larg njëra-tjetrës. Busquets nuk është më i gatshëm të bëjë “sakrifica”, pasi beson se tashmë ka bërë përpjekje të mjaftueshme për Barçën.

34-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës që nga viti 2008.

Op/Ed

Kur në emër të reformës synohet ikja nga identiteti

Shkruan: Ganimete Musliu Për hir të qindra mesazheve që kam...

“I afërt me Edi Ramën”, ish-zyrtari i lartë i FBI-së nën hetim për lidhjet e tij me Rusinë, zbulohen e-mailet dhe ndërhyrja e tij...

Mattathias Schwartz Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së,...

Presidentja e shkeli Ligjin për simbolet!?

Nëse ju klithni “shkelje ligji” duke ia bërë me...

SUBSCRIBE

Të sponsorizuara

Artmotion ripertrinë marrëveshjen – Champions League, Europa League, Conference league deri në vitin 2027

ARTMOTION vazhdon suksesshëm të bëjë diferencën në tregun vendor....

PRINCE CAFFE shpërblen pjesëmarësit e lojes shpërblyese HAP dhe FITO

Prince Caffe si prodhuesi më i madh i kafesë...

Hoti: Albin Kurti është para dorëzimit dhe ikjes nga qeveria

Në emisionin EURO n’7 ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se viti fiskal do të mbyllet me suficit buxhetor. Për shkak...

Nagavci: Janë tetë të shtuna që do të mbahet mësim (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për tetë të shtuna do të mbahet mësimi që humbën fëmijët gjatë grevës. Nagavci, në Info...

Bunjaku: Lumir Abdixhiku, kryeministër i ardhshëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, e ftuar në emisionin Frontal të T7....

SHKRUAJ KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here