spot_imgspot_img
spot_img

Mediat e Vuçiqit shpërthejnë në propagandë: Kurti çoi 200-300 policë specialë, nisi okupimi i Veriut

Pas vendimit të Policisë së Kosovës për ta rritur prezencën në veri, mediat serbe, të afërta me presidentin Aleksandar Vuçiq kanë raportuar me pompozitet.

Ato raportojnë se janë dërguar nga 200 deri në 300 forca speciale në veri, ndonëse nga pamjet e publikuara kjo gjë duket e pavërtetë, sepse forcat e dërguara duket të jenë policë të rregullt dhe pa armë të gjata.

“Okupimi i veriut ka filluar: Kurti ka dërguar 200 deri në 300 forca speciale të armatosura kokë e këmbë”, ka shkruar gazeta serbe Novosti.

Sipas gazetës, kjo është përpjekja e fundit e kryeministrit të Kosovës, Alibn Kurti për ta pushtuar veriun.

Edhe gazeta tjetër B92, ka raportuar me qasjen e njëjtë, duke u thirrur në burimet e veta.

“B92 mëson: okupimi i veriut ka nisur, Kurti ka dërguar forca speciale”, është titulli i saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar sonte se ka vendosur që ta rris prezencën e saj në veri të vendit, siç thuhet, për arritjen e objektivave të saj.

Në një komunikatë dërguar mediave, Policia e Kosovës ka deklaruar ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të saj.

“Në aspektin operacional policor, Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në gjithë vendin, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjshmërisë në vend”, thuhet në këtë njoftim.

“Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rris prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë. Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe analizon zhvillimet në vend, duke bërë vlerësime profesionale në bazë të të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, është thënë në njoftim. /GazetaExpress

Op/Ed

PAQJA DHE STABILITETI NË BALLKAN NUK MUND TË RUHET DUKE I BËRË KONCESIONE HEGJEMONISË RUSO-SERBE

Nga Prof.dr. Skender ASANI Ballkani historikisht ka qenë një zonë...

Dekonspirohen vizitat e Kurtit në Greqi

Nga Hisen Berisha Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës Me...

Hisen Berisha; Nëse Serbia do luftë do ta ketë!

Sulmi mbi Kosovën, do të thotë se Serbia po...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Emine Abazi; Nëse duam vlera Europiane, gratë duhet të drejtojnë lokomotivën drejt Evropës

    Kryetarja e Asamblës së gruas e Aleancës për Shqiptaret Emine Abazi në profilin e saj në Facebook shkruan: Nëse duam vlera Europiane,gratë duhet të drejtojnë...

Zharku për “non-grata”: DASh ka informacione të gabuara, jam i pafajshëm

Një javë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli një listë “non-grata” ku përfshiheshin zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ballkanit, mes tyre edhe ish-kryetari i...

PAQJA DHE STABILITETI NË BALLKAN NUK MUND TË RUHET DUKE I BËRË KONCESIONE HEGJEMONISË RUSO-SERBE

Nga Prof.dr. Skender ASANI Ballkani historikisht ka qenë një zonë me dridhje të vazhdueshme tektonike gjeopolitike, që ka ardhë si pasojë e ushtrimit të ndikimit...