spot_imgspot_img
spot_img

Mustafa godet Osmanin dhe Kurtin: E menderosën totalisht në veri, tash po kërkojnë ndihmë nga KFOR-i

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në një prononcim për Gazetën Express ka folur për situatën e krijuar në veri të vendit nga barrikadat që vazhdojnë të qëndrojnë nëpër rrugët e asaj pjese tash e dy javë.

Mustafa ka thënë se sa herë që është tentuar të veprohet në veri të vendit pa koordinim dhe përkrahje paraprake, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dështimi ka qenë i pritur.

Ai për Express ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani se duke tentuar t’i tregojnë muskujt e kanë përmbysur edhe atë pak sovranitet që ishte arritur në veri të Republikës së Kosovës.

“Në këtë kohë është vështirë të bësh analiza. Qerrja është thyer, e tani mund të flitet për shumë rrugë. Sa herë që është tentuar të veprohet në veri të vendit pa bashkërenditje dhe përkrahje paraprake me SHBA (sidomos) ka qenë e gjykuar të dështojë. Albini dhe Vjosa deshën ti tregojnë muskujt, të thirren në sovranitet dhe ligje, të shkelin mbi çdo gjë që është punuar në të kaluarën dhe e përmbysën për dy ditë edhe një sovranitet të brishtë që ishte arritur atje”, ka thënë Isa Mustafa për Gazetën Express.

Ish-kreu i LDK-së thotë se vetëm pasi e ngatërruan plotësisht punën po e kërkojnë që KFOR-i të ndërhyjë dhe t’ua hapë rrugët. Por ai thotë se është e kuptueshme që KFOR-i të mos marrë veprime të cilat do të krijonin konflikt në terren, meqë misioni i tyre është paqja.

“Tani, pasi e menderosën totalisht, kërkojnë që KFOR-i t’ua hapë rrugët. KFOR nuk është në mision të luftës por në mision të paqes në Kosovë, sipas Rezolutës 1244. Është e kuptueshme që ky mision të mos merr veprime të cilat do të krijonin terren për konflikt”, ka thënë Mustafa.

Ish-kryeministri i ka quajtur “budallallëqe” ultimatumet drejt NATO-s nga deputetë dhe përkrahësve të opozitës .

“Budallallëqet e deputetëve dhe përkrahësve të pozitës me ultimatume ndaj misionit të NATO-s dhe me lista se kush duhet të arrestohet nga serbet e forcojnë edhe më shumë logjikën e KFOR-it që të ruajë këtë gjendje të një paqeje të brishtë”, ka thënë Mustafa tutje.

Ish-kreu i LDK-së thotë se për situatën e krijuar në veri s’ka zgjidhje përpos rikthimit në dialog. Ai thotë se vetëm cilësimi se në veri ka banda nuk jep rezultate. Madje thotë se me veprimet e fundit të Qeverisë dhe Presidentes me rastin e zgjedhjeve vetëm u dëshmua dobësia e shteitt, meqë u lëshua pe “tragjikisht” përpara bandave.

“Nuk shoh zgjidhje tjetër përpos rivendosjes së dialogut. Sigurisht se ka pasur dhe ka banda dhe banditë në veri, por cilësimi si banda nuk po japë rezultate. Në fakt po shpërfaqet dobësia e shtetit, sepse njëherë i quan banda dhe pastaj tragjikisht u lëshon pe dhe dorëzohet para tyre, siç ishte rasti i zgjedhjeve”, ka potencuar Mustafa.

Ish-kryeministri Mustafa ka thënë se “pushteti dhe liderët e lazdruar dhe vetëdashuruar” duhet të vetëdijesohen se qytetarët serb në Kosovë si në veri edhe në jug janë qytetarë të këtij vendi.

Ai ka thënë se me ta duhet të komunikohet sikurse me partnerët strategjik.

I pyetur për mosveprimin e KFOR-it për heqjen e barrikadave. Mustafa ka thënë se nëse partnerët strategjik nuk kanë besim në pjekurinë e pushtetit nuk mund të pritet që do të veprojnë siç kanë vepruar në të kaluarën.

“Pushteti dhe liderët e lazdruar dhe të vetdashuruar duhet të vetëdijësohen se qyretarët serb në Kosovë, në veri e në jug, janë qytetarë të këtij vendi. Me ta duhet të komunikohet, sikurse edhe me partnerët tanë strategjik. Nëse partnerët strategjik nuk kanë besim në pjekurinë e pushtetit, nuk mund të pritet se do të veprojnë ashtu siç vepronin në të kaluarën. Rrugë është dialogu dhe mirëkuptimi”, ka përfunduar Isa Mustafa./GazetaExpress/

Op/Ed

PAQJA DHE STABILITETI NË BALLKAN NUK MUND TË RUHET DUKE I BËRË KONCESIONE HEGJEMONISË RUSO-SERBE

Nga Prof.dr. Skender ASANI Ballkani historikisht ka qenë një zonë...

Dekonspirohen vizitat e Kurtit në Greqi

Nga Hisen Berisha Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës Me...

Hisen Berisha; Nëse Serbia do luftë do ta ketë!

Sulmi mbi Kosovën, do të thotë se Serbia po...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Emine Abazi; Nëse duam vlera Europiane, gratë duhet të drejtojnë lokomotivën drejt Evropës

    Kryetarja e Asamblës së gruas e Aleancës për Shqiptaret Emine Abazi në profilin e saj në Facebook shkruan: Nëse duam vlera Europiane,gratë duhet të drejtojnë...

Zharku për “non-grata”: DASh ka informacione të gabuara, jam i pafajshëm

Një javë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli një listë “non-grata” ku përfshiheshin zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ballkanit, mes tyre edhe ish-kryetari i...

PAQJA DHE STABILITETI NË BALLKAN NUK MUND TË RUHET DUKE I BËRË KONCESIONE HEGJEMONISË RUSO-SERBE

Nga Prof.dr. Skender ASANI Ballkani historikisht ka qenë një zonë me dridhje të vazhdueshme tektonike gjeopolitike, që ka ardhë si pasojë e ushtrimit të ndikimit...