spot_img
https://www.facebook.com/Msillosi

NATO dhe ekspertët i druhen mundësisë për tensione në veri

Krerë të lartë të forcave paqeruajtëse të NATO-s nuk e përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave me targa serbe më 31 tetor. Në Kosovë thonë se situata mund të tensionohet në veri të Kosovës, nëse nuk ka pajtim politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas krerëve të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, situata aktualisht në veri është e qetë, por e brishtë. Ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë e tensioneve të reja, pas skadimit të afatit i regjistrimit të makinave të serbëve deri më 31 tetor.

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Luca Piperni, ka thënë se KFOR-i mund ta rrisë numrin e forcave rezervë në rast të eskalimit të situatës.

Për këtë kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, thotë se situata mund të tensionohet dhe për këtë KFOR-i ka marrë të gjitha masat e duhura.

”Ne kemi problem direkt me Serbinë. Jemi në negociata dhe situata qysh tani është e tensionuar. Situata mund të keqësohet dhe KFOR-i normalisht që i merr të gjitha masat e veta”, thotë Berisha.

“Situata edhe mund të tensionohet edhe pse veç është e tensionuar. Përndryshe shtetet e tjera të Evropës, kanë tension dhe janë të vetëdijshëm për rrezikun, andaj duhet të jemi të vetëdijshëm edhe ne”.

Drizan Shala, ekspertë i çështjes, së sigurisë thotë se mund të pritet tensionim i situatës nëse nuk do të ketë pajtim politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi të bëjmë këtu me 600-1000 persona ushtarakë që kanë ardhur në kampin Bondsteel dhe janë duke kryer disa aktivitete operacionale në territorin e Kosovës, në bashkërendim edhe me EULEX-in, bazuar në atë që mund të ketë tensionim të situatës, nëse nuk arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Shala.

“Pra, edhe nga aspekti i sigurisë mund të pritet tensionim dhe eskalim i situatës.”

Ditët e fundit është raportuar se në Kosovë ka ardhur një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar. Më 31 korrik kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet në dokumente udhëtimi dhe targa të makinave serbe, në veri të Kosovës pati përleshje ndërmjet Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë.

Serbët vendosën barrikada në rrugë dhe ato u larguan vetëm kur ndërhynë forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe qeveria e Kosovës ra dakord të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit për targa deri më 31 tetor. /RTK

Op/Ed

Kur në emër të reformës synohet ikja nga identiteti

Shkruan: Ganimete Musliu Për hir të qindra mesazheve që kam...

“I afërt me Edi Ramën”, ish-zyrtari i lartë i FBI-së nën hetim për lidhjet e tij me Rusinë, zbulohen e-mailet dhe ndërhyrja e tij...

Mattathias Schwartz Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së,...

Presidentja e shkeli Ligjin për simbolet!?

Nëse ju klithni “shkelje ligji” duke ia bërë me...

SUBSCRIBE

Të sponsorizuara

Artmotion ripertrinë marrëveshjen – Champions League, Europa League, Conference league deri në vitin 2027

ARTMOTION vazhdon suksesshëm të bëjë diferencën në tregun vendor....

PRINCE CAFFE shpërblen pjesëmarësit e lojes shpërblyese HAP dhe FITO

Prince Caffe si prodhuesi më i madh i kafesë...

Hoti: Albin Kurti është para dorëzimit dhe ikjes nga qeveria

Në emisionin EURO n’7 ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se viti fiskal do të mbyllet me suficit buxhetor. Për shkak...

Nagavci: Janë tetë të shtuna që do të mbahet mësim (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për tetë të shtuna do të mbahet mësimi që humbën fëmijët gjatë grevës. Nagavci, në Info...

Bunjaku: Lumir Abdixhiku, kryeministër i ardhshëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, e ftuar në emisionin Frontal të T7....

SHKRUAJ KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here