Nga Astrit Gashi
Çaji kjo fresukse para qeverisë, kryen punë në këtë vapë, kohë e trubulltë priten vëtima, pasdite por rrufeja nuk vret në vende jo të pastra!
Kështu që qeveria do të jetoj gjatë së PDK-ja nuk kryen punë …
Kjo qeveri më gjithe deshtimet e saj mund të qeverisë sepse ka një opzitë që është në vdekje klinike.
Partia me e madhe opzitare PDK sot filloj mbledhjën e Këshillit Drejtues.
Tre raporte të punës që ju dhanë antarevë të këshillit drejtues janë copy paste e vitit 2021 dhe 2022.
Vetëm të lexosh ato raporte të Kryesisë dhe Grupit parlametar janë skandaloze madje pa asnjë aktivitet në vitin 2023.
E sidomos raporti skandal i rinisë e cila nuk prezenton asnjë aktivitet për këtë vit e as vitin e kaluar…
Interesant është dhe raporti i GP i cili thothë :
“Sot Grupi Parlamentar i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, është mbledhur për të demaskuar dështimet e Qeverisë Kurti, edhe në kuadër të ballafaqimit politik, edhe në kuadër të ballafaqimit juridik e kushtetues.
Ballafaqimi me një qeveri që ka numra solid për të nxjerrë ligje, përbën një sfidë në përpjekjet tona për të ruajtur frymën e demokracisë dhe institucioneve, por ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë sfidë si dhe të vetëdijshëm për intensitetin politik që na duhet edhe më tutje, në mënyrë që ta demaskojmë e ballafaqojmë qeverinë me përpjekjet e dëmshme, degraduese dhe politikat në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky grup parlametar është i shqetsuar së Kurti i ka numrat për gjithqka veq për Kushtetutë jo që duhen 2/3 të pakicave.” shpreh shqetsimet raporti i GP
Pak më intersant ishte raporti i Kryesise së partisë i cili ishte hartuar në vitin 2022. Çka me shkruar kot!?
Me këtë kryesi dhe me këta njerz Albin Kurti pa asnjë ditë fushatë do të fitoj zgjedhjet.
Me këtë punë që po bënë Memil Krasniqi dhe kryesia e partisë nuk mund të marrin dy shifra në zgjedhjët e ardhme
Duke parë këtë organizim të dobet të PDK-së dhe opozitës , populli thotë demagog për demagog po me mbajme Albin Kurtin.
Ps : Në raportin e punës nuk ishte potencua shprehja e famshme “Amanet nga ata në Hagë”!
Dikur në një kuvend të LDK së një deputet doli dhe bertiti me të madhe. “ Rugova nuk ka vdekë nga sëmundja por nga njerzit që ka pasë afër” duke aluduar në paaftesinë e tyre.
Nuk është qudi së sot ndonjë deputet i PDK – së del dhe bertet “ Po ju i paskeni dergu në Hagë lidert tonë” duke u bazu ne veprime të kryesise dhe sponsorizime të librit kunder vlerave të luftës…