Presidenti i Federatës puthi në buzë futbollisten, stafi i Kombëtares së Spanjës jep dorëheqjen

0
234

Puthja e presidentin e Federatës spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ndaj futbollistes së kombëtares spanjollore, Jenni Hermoso, pasi fitoi Kupën e Botës për gratë po shkakton një furtunë të vërtetë.

Së fundmi, një numër i madh trajneresh të Kombëtares spanjolle të femrave, kanë dhënë dorëheqjen në shenjë proteste për sjelljen e Luis Rubiales.

Ndërkohë 81 lojtarë konfirmojnë se nuk do të luajnë për kombëtaren e Spanjës, deri kur ai të shkarkohet nga posti i tij, raporton BBC.

Nga ana tjetër Rubiales refuzon të japë dorëheqjen, por Federata Spanjolle e futbollit së fundmi ka deklaruar se ai do të përballet me drejtësinë dhe se beson se do ta mbrojë veten e tij ligjërisht.

“Luis Rubiales ka deklaruar se do të mbrohet ligjërisht në organet kompetente, ai ka besim të plotë në FIFA dhe rithekson se në këtë mënyrë i jepet mundësia të fillojë mbrojtjen e tij në mënyrë që e vërteta të mbizotërojë dhe të provohet pafajësia e tij e plotë”, deklaroi Federata Spanjolle.

Qeveria spanjolle nisi procedimet ligjore për të pezulluar 46-vjeçarin, ndërsa FIFA ka nisur edhe procedimin disiplinor.

Futbollistja e ekipit kombëtar të grave të Spanjës, Jenni Hermoso deklaroi se u ndje e sulmuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, kur ai e puthi me forcë pas finales së Kupës së Botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here