Ai ka bërë me dije një letër të dytë presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel për zbatimin me doemos të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Serbi.
Dua t’iu informoj se pardje i kam nisur një letër të dytë, pas asaj të draft-statutit presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, për dijeni edhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re, konkrete, të Francës dhe Gjermanisë si kumbarët e planit franko-gjerman, natyrisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos”, ka thënë Rama.
Më tutje, Rama ka paralajmëruar se klima e tensionit po rritet me orë “duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në Veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë”.
“Po rritet me orë klima e tensionit, duke rrezikuar përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë çka do të ishte një katastrofë, mes së cilës do përfshihej KFOR-i”, ka thënë Rama.