spot_img
https://www.facebook.com/Msillosi

Re e vjehërr

Nga Lis Bukuroca

1. Dikur me martesën e djalit, vjehrra nuk prekte më punën me dorë. Që nga ajo ditë, ajo hidhej në grevë me ‘Jasharin’ e vet dhe nëse nuk i afrohej nusja me legen për t’i larë duart, ajo mund të përplasej edhe në grevë urie duke i grumbulluar të gjitha mërrolat në ballë, derisa djali ta mbushte me mend nusen, si duhej ajo të sillej me mbretëreshën private.

Ajo grevë e përjetshme, konsiderohej normale. Sa më e palëvizshme vjehrra, aq më e mirë konsiderohej nusja. Sa më pak që ajo përdorte gjuhën, aq më shumë e lavdëronin.

“Ishte loçkë, e pagojë!” Domethënë skllave totale, e depersonalizuar! Edhe burri i saj mburrej me nënshtrimin e bashkëshortes së vet. Vjehrra gradualisht bëhej e palëvizshme ose trashej shumë. E pastaj, ajo konsiderohej e “shnoshë“ dhe “koleget” e saja i thoshin:

“Lumi ti, u knaçe! Rejen teme e mur gjali në Gjermani dhe m’la çivi, po duna me gatu vetë, me shkue m’i lajt durt vetë, çyçja une!“

Sa mirë që tani ka ndryshuar koha dhe vjehrrat po punojnë si kudo në Europë. Dikur ishte kohë e vështirë për nuset e reja…

Rendi demokratik nis ndërtimin në familje: edhe barazia, edhe shteti ligjor, edhe lumturia e familjes dhe kombit. Pa barazi gjinore nuk mund të ketë as përparim, as lumturi!

2.

Nëse djali martohet në shtëpinë e prindërve, atëherë nusja e tij do të jetë shumë shërbëtore e familjes dhe shumë pak ose aspak nuse e tij. Nusja do të ketë shumë shefa mbi vete. Nëse nuk e mbron burri, do të pasojnë zënkat, rrahjet, sëmundjet ose shkurorëzimi. Ajo gjendje dëmton çdo dashuri dhe çdo grua, e cila nuk është stërvitur mirë me nënshtrim total: pikë së pari vetes kulmin mbi kokë, pastaj bashkëshortësi.

Martesa duhet bërë nga dashuria, jo pse e dëshirojnë prindërit. Pse e dëshironi ju dy, jo pse e dëshirojnë ata dy…

3.

Pa u zhdukur patriarkalizmi, rendi demokratik nuk ka shanse, e as shteti ligjor, jo! Sepse barazinë gjinore e mundëson ligji, por e anulon patriarku në shtëpi! Kur luftohet patriarkalizmi, luftohet për lirinë dhe për të drejta e njeriut; për lirinë për të qenë vetvetja, jo kopje e huaj: origjinal i vetvetes. Ashtu si je lindur, por shpesh si nuk të lejojnë të jesh.

Çika dhe djali duhet ta jetojnë jetën e vet, jo të prindërve. Këtë botë e ndryshojnë dhe e përmirësojnë vetëm origjinalet, jo kopjet. Kopjet besojnë dhe zbatojnë vetëm, ato nuk dinë të mendojnë! Ji vetvetja!

4.

Nëse dëshiron lumturi që nga dita e parë e martesës, atëherë që nga ajo ditë, jeto dhe krijo familjen tënde jashtë shtëpisë së prindërve. Pranë tyre duhet ta jetosh jetën e tyre, jo tënden! Në vazhdim, edhe raportet do të jenë më të shëndosha.

5.

Do të ndodhin edhe dhunime tjera. Për ta parandaluar dhunën ndaj grave, duhet edukuar djemtë si duhet, me barazi gjinore, jo me epërsi mbi gratë. Jo me licencë të dhunëns kundër më të dobëtëve.

Atë edukim mund ta bëjë nëna e lirë, babai i mirë dhe shkolla e bashkëkohore. Dhuna psikologjike po mësohet edhe nga debatet televizive dhe Kuvendi! Fëmija para moshës 12 vjeçare nuk duhet të posedojë celular! Interneti duhet të kontrollohet! Ai është rrugë ku ballë për ballë gjenden biblioteka, droga dhe Shtëpia Publike.

6.

Dyfytyrësia si normë morale

I padrejtë, i pamoralshëm, i pasinqertë dhe i pushtuar nga mizogjinia (urrejtja morbide ndaj grave), është ai njeri, që lufton për barazi, për mendimin e lirë, për të drejta dhe liritë e njeriut jashtë, por pikërisht ato të drejta, ua anulon bijave dhe grave në shtëpi.

Anulimi i të drejtave kushtetuese në shtëpi, krijon një popull me surrogat kulturor dhe njerëzor; një shoqëri krunde, një shoqëri të pamoralshme ku shumë veta e sulmojnë padrejtësinë, por vetë e bëjnë në shtëpi!

Aty, pjesëtarët e asaj shoqërie, hipokrizinë e konsiderojnë stil fisnik të jetës. Me rëndësi të mos e marrë vesh bota! Kështu fëmija mësohet të behet dyfytyrësh dhe gënjeshtar!

Njerëz të tillë jashtë shfaqen, vishen e sillen si të qytetëruar, brenda shtëpisë zbatojnë paleo-edukatën e tyre, që e kanë trashëguar. Ata edhe mburren me zbatimin e ideve të trashëguara duke jetuar jetën e huaj: jetën e atyre që kanë vdekur duke shpërfillur të arriturat e kohës së vet.

Një shoqëri nuk do të jetojë kurrë në rendin demokratik, nëse ai rend, nuk përjetohet brenda mureve të shtëpisë. Aty shteti ligjor është gati i pamundur sepse kultura tribale dominon jo vetëm ligjet, por edhe moralin, mjekësinë dhe shkencën!

Aty i ashtuquajturi intelektual ka frikë të mos jetojë si turma dhe kontrollohet prej saj. Edhe në gjuhë! Ai shpesh nuk është shëmbëlltyrë e masës, nuk guxon të bëhet, por masa është model i tij! Ai ka frikë të jetë i lirë, modern, sepse quhet i prishur nga turma, kështu prishet si e dëshiron turma! Dhe, në vend se të ecet para, një popull me elitë të tillë, ecën prapa.

Aty ku dashuria konsiderohet kurvëri, nuk ka moral, empati dhe drejtësi! Aty djali krenohet nëse ka pasur shumë vajza, domethënë pse ishte bërë lavir, por nëse një vajzë i buzëqeshet një shoku apo kolegu është kurvë…

Kështu edukata perverse dëmton djemtë dhe shkatërron lumturinë e familjes. Prindi që diskriminon bijat e veta, nuk ka emocione prindërore dhe nuk i njeh ato! Ai mëson fëmijët si të shkelen ligjet dhe si të rrënohet shteti.

7.

Patriarkalizmi është fashizëm privat

Ne lindemi të mirë, si edhe vajzat, por edukata e keqe po na shkatërron jetën dhe nëpërmjet nesh, edhe juve që na edukuat për kriminelë, për psikopatë!

Ne nuk kemi një edukatë, si bota e përparuar, por dy, si bota mesjetare: një për djem dhe një tjetër për vajza. Te e para predikohet krenaria dhe guximi, te e dyta mësohet moskundërshtimi dhe nënshtrimi i pakusht!

Ose, djemtë stërviten për t’u bërë trima, vajzat për t’u bërë skllave. Ne nuk besojmë se njeriu ka dinjitet, por vetëm se burri e ka! Gabimet tragjike i falen burrit, por jo edhe një gabim i vogël gruas! Gruas i mbetet si damkë, si zhig tërë jetën!

Djali nuk mësohet për ta pushtuar vajzën apo gruan me dashuri, por për ta dominuar, për ta nënshtruar, për ta dhunuar dhe për ta treguar veten guximtar, guximtar jo duke luftuar për drejtësi, por duke trajtuar më të dobëtit si polici serb dje dhe, kryesisht ata në shtëpi! Në familje! Ne mësohemi të duam dhe çmojmë vetëm burrat, por jo gratë. Vetëm ata që ishin më të fortë se ne!

Një popull që konsideron normale shtypjen e grave të veta, që diskriminon bijat e veta, që përdhunon më të dobëtit, ai popull dëmton të tashmen dhe shkatërron ardhmërinë! Ai popull vetëm fizikisht është në vitin 2022, por mendjen (software-in ) e ka të mesjetës.

Burrat u çliruan nga pushtuesi, është koha e fundit të çlirohet gruaja nga poshtërimi dhe diskriminimi mashkullor.

Mësoja djalit drejtësinë siç e parashikon Kushtetuta, se njeriu ka dinjitet, jo vetëm burri! Nesër do të falënderohet bashkëshortja e tij, kurse nipat dhe mbesat do të ndihen krenarë me ty! Me emancipimin e burrit, nis ndërtimi i ardhmërisë dhe lumturisë së një kombi…

Megjithatë, protesta masovike në Prishtinë kundër dhunimit seksual, (pa i harruar ende dhunimet seksuale të ushtrisë serbe), jep shpresë se ky popull nuk është prishur në tërësi..

Nga autori mund të porositën librat „Letër burrave I“, „Letër burrave II“, „Kuptimi i jetës“ etj. Te amazon, lulu, thalia, barnes and nobel etj….

Op/Ed

Kur në emër të reformës synohet ikja nga identiteti

Shkruan: Ganimete Musliu Për hir të qindra mesazheve që kam...

“I afërt me Edi Ramën”, ish-zyrtari i lartë i FBI-së nën hetim për lidhjet e tij me Rusinë, zbulohen e-mailet dhe ndërhyrja e tij...

Mattathias Schwartz Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së,...

Presidentja e shkeli Ligjin për simbolet!?

Nëse ju klithni “shkelje ligji” duke ia bërë me...

SUBSCRIBE

Të sponsorizuara

Artmotion ripertrinë marrëveshjen – Champions League, Europa League, Conference league deri në vitin 2027

ARTMOTION vazhdon suksesshëm të bëjë diferencën në tregun vendor....

PRINCE CAFFE shpërblen pjesëmarësit e lojes shpërblyese HAP dhe FITO

Prince Caffe si prodhuesi më i madh i kafesë...

Hoti: Albin Kurti është para dorëzimit dhe ikjes nga qeveria

Në emisionin EURO n’7 ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se viti fiskal do të mbyllet me suficit buxhetor. Për shkak...

Nagavci: Janë tetë të shtuna që do të mbahet mësim (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për tetë të shtuna do të mbahet mësimi që humbën fëmijët gjatë grevës. Nagavci, në Info...

Bunjaku: Lumir Abdixhiku, kryeministër i ardhshëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, e ftuar në emisionin Frontal të T7....

SHKRUAJ KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here