2025/11/12
Banner Top

Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht dy persona në Mitrovicën e Veriut.

Rastin e ka konfirmuar, Erduan Baliqi, shef i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë Veri të Policisë së Kosovës.

“Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion një person i dyshuar i ka sulmuar dy persona, babë dhe djalë. Një person është arrestuar dhe dy viktimat i kemi sjellë në stacion. Të tre kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Baliqi.

Ai shtoi se policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit. Tash për tash nuk raportohet për të arrestuar të mundshëm./kp

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment