spot_imgspot_img
spot_img

Shqipëria ia kthen borxhin e rrymës Kosovës

Nga stabilizimi i gjendjes elektroenergjetike në Shqipëri këto ditë, ka përfituar shumë edhe Kosova.

Duke pasur shumë energji dhe përtej nevojave të konsumit të vet, Korporata Energjetike Shqiptare (KESH), këto ditë po ia kthen borxhin Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK-ut), dhe në këtë mënyrë Kosova po ka thuaja se energji të mjaftueshme për konsumin e vet të shtuar ndjeshëm, dhe nuk ka shumë nevojë për import. Siç ka njoftuar sot Skënder Bucolli për Buletinin Ekonomik, nga KESH-i sot gjatë ditës kanë ardhur diku rreth 1,500 megavatë-orë energji, ndërsa dje (e mërkurë) Kosova është furnizuar gjatë ditës me 1, 700 megavatë-orë energji elektrike nga Shqipëria.

Reshjet e shumta dhe të zgjatura në fund të nëntorit në rajon (në vendin tonë, në shtetet fqinje dhe sidomos në Shqipëri), ishin tejet dobiprurëse dhe përmirësuan ndjeshëm bilancet energjetike të vendeve që kanë më shumë hidrokapacitete elektroenergjetike. Këto reshje kanë ndikuar më së shumti në përmirësimin e gjendjes energjetike në Shqipëri, ku vrullshëm dhe brenda disa ditësh, praktikisht u mbushën akumulimet e ujit në Kaskadën e Drinit, duke ua bërë të mundshme hidrocentraleve të Shqipërisë prodhimin maksimal të rrymës.

Në saje të ujërave të bollshme, sistemi elektroenergjetik shqiptar, qëkur u mbushën me ujë bazenet në kaskadën e Drinit, nisi edhe të eksportojë një sasi të mirë të rrymës, t’i kthejë borxhet e rrymës dhe zuri ta përmirësojë gjendjen financiare, të rënduar nga importet në sasi të mëdha të rrymës për nevojat e veta gjatë kohëve kur nuk kishte ujë të mjëftueshëm. Nga stabilizimi i gjendjes elektroenergjetike në Shqipëri këto ditë, ka përfituar shumë edhe Kosova. Duke pasur shumë energji dhe përtej nevojave të konsumit të vet, Korporata Energjetike Shqiptare (KESH), këto ditë po ia kthen borxhin Korporatës energjetike të Kosovës (KEK-ut), dhe në këtë mënyrë Kosova po ka thuaja se energji të mjaftueshme për konsumin e vet të shtuar ndjeshëm, edhe nuk ka shumë nevojë për import.

Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS, i ka thënë sot Buletinit Ekonomik se gjatë këtyre ditëve, e sidomos në ditët kur pati temperatura goxha të ftohta, në kohën e orëve të pikut, konsumi i Kosovës ka shkuar edhe deri në 1.100 megavat-orë. Ndërsa, gjatë orëve të ditës, tani konsimi sillet nga 900 në 950 megavatë-orë. Kjo sasi e konsumit është përtej sasisë së energjisë elektrike që prodhohet në kapacitetet tona (2 blloqe të termocentraleve Kosova A dhe 2 të Kosovës B dhe nga burimet e rinovueshme).

Siç dihet, nga termocentralet e Kosovës që gjenden në prodhim B1 dhe B2 të Kosovës B (që kanë bashkarisht kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet fuqia e tyre është 520 megavatë, ose secili bllok, pra ka kapacitein në rrjet 260 megavat-orë) dhe nga blloqet A3 dhe A4 të Kosova A (me gjithsej 260 megavatë-orë), prodhohen diku afër 800 megavatë në orë energji elektrike.

Kësaj sasie të energjisë elektrike të prodhuar nga TC-të, këtyre ditëve me të reshura dhe me erë goxha intensive, duhet shtuar plus më së paku rreth 50-60 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës). Dhe kjo sasi, siç njofton Buzhala nga KEDS, nuk do të mjaftonte për të përmbushur nevojat e shtuara të konsumit të Kosovës.

Mirëpo, KEK-u ka disa ditë, e sidomos qëkur është ngritur shpenzimi i rrymës në Republikën tonë si pasojë e ditëve më të ftohta, që po i ofron KEDS-it tërë prodhimin vetanak (diku rret 800-850 megavatë-orë) dhe një sasi të konsiderieshme megavatësh që po sigurohet nga Shqipëria, si kthim borxhi nga deponimet e mëhershme të KEK-ut në KESh.

KEK-u, siç ka raportuar disa herë Buletini Ekonomik, gjatë ditëve të verës dhe sidomos gjatë orëve të natës, kur nevojat e Kosovës ishin më të vogëla se konsumi, i ka dhënë hua, ose ka deponuar në KESH diku afro 150 mijë megavatë-orë. Siç ka njoftuar Skënder Bucolli për Buletinin Ekonomik, nga KESH-i sot, gjatë ditës kanë ardhur diku rreth 1,500 megavatë-orë, ndërsa dje (e mërkurë) Kosova është furnizuar gjatë ditës me 1, 700 megavatë-orë energji elektrike nga Shqipëria. Dhe e tërë sasia, edhe prodhimi nga kapacitetet vendore edhe energjia e rikthyer si borxh nga Shqipëria po i ofrohet KEDS-it. Dhe, kjo sasi përafërsisht është duke mjaftuar për t’i plotësuar nevojat e kosovarëve për rrymë, edhe pse ato janë shtuar ndjeshëm këtyre ditëve.

Viktor Buzhala, ka thënë sot për Buletinin Ekonomik se në saje të furnizimit të mirë nga KEK-u, praktikisht thuaja se është evituar importi. Sipas tij, vetëm një sasi e papërfillshme dje dhe sot është importuar, ose gjithsej 4-5 megavatë-orë, në orët kur është shtuar edhe më shumë konsumi.

Kthimi i borxhit të energjisë elektrike nga Shqipëria, është një ndihmesë e mirë për sistemin elektroenergjetik të Kosovës. Aq më parë, kur dihet se sërish këtyre ditëve në bursat ndërkombëtare të energjisë ka nisë të ngritet shumë çmimi i rrymës.

Çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze (HUPXX), tregu më i preferueshëm dhe më i shpeshtë i Kosovës, këtyre ditëve ka nisur të ngritet me vrull. Dhe ky çmim ka arritur deri në 500 euro për një megavat-orë. Se çfarë ndihmese është kthimi i borxhit nga KESH-i, flet e dhëna se vetëm për gjashtë ditët e para të këtij muaji, KEDS ka importuar energji elektrike në vlerë mbi 4.5 milionë euro. Sepse, vetëm për 6 ditët e para të dhjetorit KEDS&KESCO, kanë importuar 11,560 megavatë, që përkthyer në para bëjnë mbi 4.5 milionë euro.

Po të vazhdonte tani të importohej për të plotësuar nevojat enorme të rritura të konsumit gjatë të mërkurës, ditës së sotme e tutje, do të duheshin shumë para për të importuar rrymën e nevojshme me çmime stratosferike. Duhet thënë se çmimi i energjisë së importuar ende nuk është as përafërsisht siç ishte në ditët e zeza të krizës së madhe energjetike. Është ndjeshëm më i ulët. Por, për Kosovën e varfër, çdo megavatë-orë i importuar është i shtrenjtë. Kjo gjendje, në njëfarë mënyre goxha e favorshme për Kosovën, me mungesa të ditura të rrymës nga kapacitetet e veta, nuk duhet të na shërbejë për të shpenzuar më shumë energji elektrike, ose për të mos e kursyer atë. Duhet thënë se nëse vazhdon të rritet më shumë konsumi, siç pritet realisht të ndodhë me ardhjen e ditëve të acarta dhe të dimrit të vërtetë, do të ketë mungesë shumë më të madhe të rrymës.

Për shpërputhjen evidente dhe të madhe të prodhimit dhe konsumit që pritet të ndodhë në ditët me temeraturë të ulët, vazhdojnë të alarmojnë edhe autoritetet e Kosovës. Artane Rizvanolli, këto ditë për të satën herë për mediat e Kosovës, ka thënë se dimri është ende i paparashikueshëm, dhe se duhet të jemi të përgatitur për më të keqën. Ajo në vazhdimësi u bënë apel konsumatorëve të kursejnë sa më shumë dhe gjithkund ku mund të kursehet rryma, të ulet konsumi i rrymës dhe prodhimin nga kapacitetet e vendit ta bëjmë sa më stabil.

“Synojmë që përmes masave të ndryshme që nxisin kursimin e energjisë, të nxisim qytetarët dhe të shpërblejmë ata që kursejnë energji. Dhe siç e kemi thënë edhe më herët, një prej faktorëve kryesor në afat të shkurtër që mund të bëhet është nga njëra anë të ulet konsumi i energjisë, dhe nga ana tjetër të sigurohemi që prodhimi nga burimet tona, veçanërisht nga KEK-u, të jetë stabil”, tha së fundmi edhe një herë ministrja Rizvanolli.

Sipas saj, mesatarisht konsumi i rrymës në Kosovë në nëntë muajt e parë të këtij viti, kishte shënuar ulje prej 6.4 për qind. Sidoqoftë, kosovarët nuk kanë shumë alternativa në mungesë të rrymës së vet dhe nevojave për energji elektrike që pritet të shtohen gjatë dhjetorit dhe janarit. Prandaj, kursimi i rrymës dhe ulja e shpenzimit janë kushtimisht të domosdoshme dhe alternativat që na presin sa i përket sigurimit të energjisë elektrike të munguar. Kosova nuk ka zgjidhje tjetër në ditët e akullta, pos reduktimeve të kushtëzuara, kursimit të domosdoshëm të gjithsecilit konsumatorë, ose importit me kosto të lartë dhe thuaja të papërballueshëm për Kosovën e varfër dhe me mungesë parash. Natyrisht, ndihmesë e madhe do të ishte kthimi i borxhit nga Shqipëria edhe gjatë ditëve në vijim, e sidomos gjatë kohës kur do të ndodhë ulja e madhe e temperaturave.

Op/Ed

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Në përkujtim të masakrës së Tivarit, Mars 1945 “Levée en masse” – “të gjithë e dinë

Nga Hisen Berisha Shekulli që lamë pas është i mbarsur...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Organizata Shqiptaria kërkon që qytetarët të kenë mundësi që Shqiptarinë të zgjedhin si besim të tyre

Organizata Shqiptaria kërkon nga qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e regjistruesve që...

Prokuroria del me thirrje për vajzat e dëmtuara në grupin “Albkings”

Prokuroria Themelore e Prishtinës iu ka bërë apel të gjitha vajzave të dëmtuara në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë...

STUDIM/ Burrat më pak tërheqës ju bëjnë më të lumtur, ja pse

Takimi me një djalë që nuk është tradicionalisht tërheqës ka përfitimet e veta. Në shkollën e mesme, shumica e vajzave donin të dilnin me djalin...