spot_imgspot_img
spot_img

Shtatorja madhështore e Skënderbeut që do të vendoset në Zvicër

Skulptori Gëzim Muriqi është duke i dhënë dorën e fundit shtatores së heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Skënderbeu i skulptorit Gëzim Muriqi paraqitet me një fytyrë serioze të mprehtë, sy seriozë, vështrim ngulitës, hunda kërrut, që bie mbi buzët hollake të mbledhura, mustaqe të rregulluara mirë, mjekër jo e stërgjatur, por e prerë me kujdes. Kjo vepër na shfaqet shumë serioze, teje psikologjike. Shkon tutje pasqyrës së skulpturave që jemi ngopur e stërngopur.

Është njerëzor tepër njerëzor. I holluar në çdo detaj me kujdesin më të veçantë prej skulptori. Nëse shikohet mirë nuk është trupmadh, duket si trupmadh, nxjerrja e gjoksit jashtë, simbol i trimërisë, fakteve historike. Mbart veshjen e rëndë kaloresiake mesjetare të detajuar nga skulptori i cili bën hulumtim të kostumografisë. Shihet fustanella shqiptare. Thyerja, lëvijzet draperia peshojnë mbi fizionominë e tij. Mban mburojen me shqiponjë dhe me yllin lartë.

I zbritur nga kali, i çveshur nga çdo lloj petku patetikë, larg hiperbolave, i fokusuar në një plastikë natyrale njerëzore, sepse sado që skulptura zhytet në rrënjët e realizmit klasik, prapë se prapë mbart hijen mesjetare.

Nuk është ai Skënderbe i Paskalit të cilin secili prej nesh e mbanë në zemër dhe në kujtesë. Është një Skënderbe i faktuar nga hulumtimi shkencor i personazhit të filmit të famshëm të Skënderbeut dhe kombinim i disa gravurave. Sakt, tamam për ta zbuluar çdo gjymtyrë anatomike duke u nisur nga balli, sytë, hunda, goja, mjekra, krahërori dhe në tërësi trupi.

Mbas lëvizjes kompozicionale, vet skulptori ndjen në brendësi hijen e Gjergjit. Po të jesh skulptor nga i cili rilindin shumë personazhe, duhet të kesh shpirt prej aktori, t’i ndjesh në shpirt sikur rolet të cilat jetësohen nga një trup e shpirt që nuk ju takon atyre. Shumë i ngushtë është kufiri ndërmjet aktorit dhe personazhit. Skulptori këtu liron zinxhirët e shpirtit lundron e lundron drejt një bote të thellë e të mistershme të cilen vërtet e shpërfaq duke mos anashkaluar faktet shkencore.

Skënderbeu duket si mendimtar, strateg, i thellë në projektet e tij duke kalkuluar rezultatet të cilat i kishin konkluzionet e mira dhe të sakta. Shikimi i tij i thellë që krijon batica dhe zbatica për çdo skulptor ngaqë mendimi nuk shihet, por duhet të shfaqet mbas mimikës të cilën e vërejm.

Skulptura duhet të shtrihet më hapësirën, të komunikoj me arkitekturën përreth, t’i rezistoj klimës, hijeve që do përplasen mbi këtë kompozicion. Skulptori e mendon mirë këtë sepse nga të gjitha anët e vrojtimit optik hija e Gjergjit na sfidon.

Op/Ed

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Në përkujtim të masakrës së Tivarit, Mars 1945 “Levée en masse” – “të gjithë e dinë

Nga Hisen Berisha Shekulli që lamë pas është i mbarsur...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Organizata Shqiptaria kërkon që qytetarët të kenë mundësi që Shqiptarinë të zgjedhin si besim të tyre

Organizata Shqiptaria kërkon nga qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e regjistruesve që...

Prokuroria del me thirrje për vajzat e dëmtuara në grupin “Albkings”

Prokuroria Themelore e Prishtinës iu ka bërë apel të gjitha vajzave të dëmtuara në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë...

STUDIM/ Burrat më pak tërheqës ju bëjnë më të lumtur, ja pse

Takimi me një djalë që nuk është tradicionalisht tërheqës ka përfitimet e veta. Në shkollën e mesme, shumica e vajzave donin të dilnin me djalin...